fbpx
Shtatzënia sipas javëve

Mjete

Ndjekja e pjellorisëNdjekja e shtatzënisëNdjekja e fëmijës

Rreth javës së 11- të do të vëreni shumë ndryshime në vetvete, siç është rritja e rrjedhjes vaginale dhe shfaqja e linjës vertikale ngjyrë kafe përgjatë barkut tuaj (linea negra), e cila pas lindjes zhduket krejtësisht. Mbeten edhe dy javë përsa i përket fundit të tremujorit të parë, ndërkohë që hormonet lidhur me shtatzëninë, akoma ndikojnë në gjendjen tuaj shpirtërore duke ju shkaktuar të përziera në mëngjes dhe gjatë ditës. Edhe gjatë kësaj jave është mirë të pushoni, t’i kushtoni kohë vetes, pasi më vonë, koha e lirë është ajo e cila më së shumti do t’ju mungojë.

E RËNDËSISHME:

Nga java e 11 deri në javën e 14 të shtatzënisë, bëhet  kontrolli i parë me ultratingull që përcakton rrezikun e anomalive fetale kromozomale. Gjatë këtij kontrolli mund të ndiqet anatomia bazë e bebes,  zbulohet edhe tejdukshmëria e zverkut - një sasi e vogël e lëngut nën lëkurë pas qafës së fëmijës. Është dëshmuar se rritja e tejdukshmërisë së zverkut (mbi 2,5 mm) ka të bëjë me rritjen e rrezikut të sindromit Down. Ndryshimi I lartpërmendu, zakonisht, zhduket natyrshëm pa javës së 14 dhe në qoftë se e humbisni këtë kontroll ,humbisni mundësinë për tu informuar  në lidhje me të dhënat për ekzistencën e mundshme të një sëmundje kromozomale, e cila për fat të keq është e pashërueshme dhe shkakton ndërprerjen e shtatzënisë. translucency zverkut përjashtim të monitoruar dhe kockave nazale, këndi i fytyrës së foshnjës, rrjedhin përmes enëve të caktuara të gjakut në fetus.  Përveç tejdukshmërisë së zverkut monitorohen edhe kockat nazale, këndi i fytyrës së foshnjës, si dhe rrjedhja nëpërmjet disa enëve të caktuara të gjakut të fetusit.

Fëmija juaj ka madhësinë e një limete (limoni jeshil)

Gjatësia e fetusit është 40 mm dhe peshon 7 gram. Raporti i madhësisë së trupit me kokën është pothuajse 1=1.

Fëmija juaj në javën e 11-të

  • Edhe pse ju nuk mund ta ndjeni, fëmija juaj lëviz në barkun e nënës.
  • Lëkura është shumë e hollë dhe transparente
  • Gishtërinjtë e duarve dhe të këmbëve janë të ndara
  • Formohen rrënjët e dhëmbëve, folikulat e flokëve dhe rrënjët e thonjve

Simptomat e shtatzënisë në javën e 11-të

Lodhje dhe të përziera. Mos u shqetësoni, së shpejti intenziteti i tyre do të reduktohet

Gazra. Ngadalësimi i tretjes së ushqimit, shkakton gazra.

Ndryshime të gjendjes shpirtërore

Ngërç në muskujt e këmbëve. Mund të shfaqen gjatë natës dhe mund të shkaktojnë probleme me gjumin.

Linja vertikale ngjyrë kafe e errët bëhet më e dukshme në barkun tuaj. Është e njohur si linea negra dhe është mëse normale të shfaqet gjatë periudhës së shtatzënisë.

Çfarë duhet të bëni?

Rezervoni kontrollin tuaj mujor tek gjinekologu juaj.

Gjeni mënyrën më të mirë për t’u relaksuar dhe bëjeni atë rregullisht.

Këshillojmë

Së shpejti fillon tremujori i dytë. Do të reduktohet lodhja dhe të përzierat, kështiu do të përmirësohet gjendja juaj shpirtërore dhe të të keni më tepër energji. Bëni një plan se ku do të donit të pushonit me partnerin tuaj. Blini të brendshme dhe rroba të reja, por mundohuni të mos hspenzoni shumë para, sepse për një kohë të shkurtër përsëri do të duhet të blini rroba akoma më të gjëra.