fbpx
Shtatzënia sipas javëve

Mjete

Ndjekja e pjellorisëNdjekja e shtatzënisëNdjekja e fëmijës

Të folurit: Mund të fillojë ti shpreh nevojat, thotë ‘OPA’ kur do që ta marrësh në duar. I tregon me gisht fotografitë që ndodhen në libra. Kupton shumë më tepër fjalë edhe pse nuk mund ti shprehë ato.

Këshillë: flisni më ngadalë në mënyrë që t’ju kuptojë.

Lëvizje fine: hedh topin, ngre objekte gjatë momentit kur është në lëvizje, pi ujë ose lëng nga gota.

Lëvizje të ashpra: ka një kontroll më të mirë në momentin kur ndalon, ose kur do të kthehet, dhe dëshiron më tepër ta shtyjë karrocën sesa të qëndrojë ulur në të.

Ushqimi: nuk qëndron i qetë gjatë momentit kur është duke u ushqyer. Preferon më tepër shije të ëmbla në krahasim me ato të forta.

Fjetja: lodhet shumë shpesh dhe ka problem me fjetjen. 50% e fëmijëve nga mosha 1-2 vjeçare, ankohen (murmurisin) kur bien në shtrat.