fbpx

Gjatë leksionit të mbajtur dje, nënat e ardhshme morën këshilla të dobishme për shëndetin oral dhe për mirëmbajtjen e trupit gjatë shtatzënisë, si dhe u informuan në lidhje me përfitimet e aktivitetit fizik.

Mbajtja e leksioneve përbënte një takim vërtet interaktiv, ku përveç këshillave të doktorëve, edhe gratë shtatzëna drejtuan pyetje dhe ndanë eksperiencën dhe dilemat e tyre. Dilema më e madhe e grave shtatzëna lidhur me shëndetin oral, ishte rreziku për filmimin e dhëmbëve me rentgen gjatë shtatzënisë, heqja e dhëmbit apo ndonjë intervenim tjetër  gjatë periudhës 9 mujore të shtatzënisë dhe periudhës  të të ushqyerit me gji.

Dr. Anica  Haxhi Petrushevska i inkurajoi nënat e ardhshme të jenë sa më shumë aktive gjatë periudhës së shtatzënisë, sigurisht nëse këtë i’ua lejon gjendja e përgjithshme shëndetësore. Studime të shumta kanë treguar se gratë të cilat janë aktive gjatë periudhës së shtatzënisë, veçanërisht ato të cilat janë marë me aktivitete fizike apo ato të cilat kanë praktikuar ndonjë sport, para se të mbeten shtatzënë, rikthehen në formën e tyre për një kohë të shkurtër pas shtatzënisë.

Ju ftojmë në takimin e ardhshëm edukativ me temë “Lindje spontane apo me prerje cezariane”, takim i cili do të mbahet ditën e mërkurë me datë 17 nga ora 19:00 deri 20:00. Mbajtja e leksioneve do të jetë falas dhe e hapur për të gjithë prindërit e ardhshëm.