fbpx

Si ta rrisni prodhimin e qumështit

Sasia e qumështit të gjirit varet nga shumë faktorë. Një nga faktorët më të rëndësishëm është kontakti i bebes me nënën dhe gjirin që liron hormonin oksitocin, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të patur një laktacion të suksesshëm. Të ushqyerit të bebes me gji nuk bëhet në interval të rregullta. Nëse jepni më shpesh gji, kjo ndihmon në rritjen e e sasisë së qumështit tek nëna. Me kalimin e kohës, periudhat në të cilat fëmija dëshiron të pijë dhe të flerë, do të bëhen më të rregullta.

  • Në gjashtë muajt e pare nuk është e nevojshme që ti jepni ujë për të plotësuar qumështin e nënës. Për çdo informacion të mëtejshëm në lidhje me ushqimin e bebes, konsultohuni me mjekun tuaj pediatër.
  • Meqenëse ardhja e qumështit tek gjiri i nënës rritet gjatë natës, ushqeheni fëmijën tuaj edhe në mbrëmje.
  • Që të rritet sasia e qumështit, duhet të bëni kujdes edhe me ushqimin tuaj. Prandaj, konsumoni 2-3 litra lëngje çdo ditë, dhe ushqim të shëndetshëm të pasur me vitamina dhe minerale.
  • Për tu ushqyer mjaftueshëm, fëmija juaj në mënyrë aktive duhet të ushqehet me gji për 15-20 minuta. Gjatë kësaj periudhe, gjiri nga i cili ushqehet fëmija zbrazet, dhe lihet hapësirë e mjaftueshme për ripërtëritjen e sasisë së qumështit në gji.
  • Nëse fëmija juaj thith nga të dy gjinjtë, herën e hardhshme fëmijën ushqeheni me gjirin nga i cili është ushqyer herën e fundit. Nëse nuk thith nga të dy gjinjtë, atëherë ushqeheni me gjirin të cilin ndjeni se ka më shumë qumësht.
  • Sa më shumë të ushqehet me gji fëmija juaj, aq më shumë qumësht do të keni ju.
  • Problemet me gjirin: nëse edhe pasi e keni ushqyer të beben tuaj me gji, akoma ndjeni se gjinjtë tuaj janë plot me qumësht, të fortë, të skuqur ose ndjeni nxehtësi, duhet ta zbrazni qumështin nga gjinjtë tuaj. Për ta lehtësuar këtë procedurë, rekomandojmë trajtime të ngrohta dhe masazhe. Më pas ju mund t’i zbrazni gjinjtë tuaj me anë të një pompe e cila përdoret posaqërisht për këtë qëllim.
  • Madhësia e gjinjëve /thithave tuaja, nuk ndikon në ushqimin e fëmijës tuaj. E rëndësishme është që fëmija juaj të ushqehet sipas teknikave të përshtatshme të të ushqyerit me gji.