fbpx

Ekokardiografia fetale

Ekokardiografia fetale është metoda e cila lejon zbulimin e efekteve të zemrës tek fetusi që në fazën e hershme të shtatzënisë. Duke i ndjekur trended globale, por edhe per shkak të përqindjes së lartë të anomalive të lindura në zemër tek grupet e parrezikuara tek shtatzënat, ekografia fetale në spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’ është future si një skrining rutin në diagnozën prenatale të anomalive strukturore tek zemra e fetusit. Shumë prindër nuk e dine se prania e defekteve të lindura të zemrës është nga 6-8 nga 1000 lindje të gjalla. Të dhënat statistikore të marra nga qendrat referente të cilat merren me ekografinë fetale tregojnë se prania e anomalive të zemrës të lindura, është më e madhe se 6-8 nga 1000 fëmijë të porsalindur.  Sot, mjekësia, teknologjia dhe eksperienca mund të ofrojnë një diagnose të saktë dhe trajtim të përshtatshëm pothuajse tek çdo lloj anomalie të zemrës. Për rëndësinë e këtij skriningu biseduam me Dr. Dashko Dimeski dhe Dr. Svetlanan Krstevska-Blazhevska, kardiologë pediatër në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’.

Diagnoza dhe trajtimi i saktë për çdo lloj defekti të zemrës

Ekografia fetale si një metodë ultratingull joinvazive në diagnostikimin më të hershëm të BCM karakterizohet me një specifikat nga 98%, me ndjeshmëri prej 92% dhe saktësi në gjetjen e diagnozën deri në 96%. Me qëllim që të arrihet një ndjekje më e hollësishme e morfologjisë në zemrën e fetusit, rekomandohet kryerja e ekografisë trasvaginale në mes të javës së 12 dhe 16 të gestionale tek shtatzënat me rrezik të lartë, ndërkohëm që aksesi transabdominal si një skrining i detyrueshëm rutinë është më e përshtatshme të kryhet ndërmjet javës 198 dhe 24 gestionale. Ekografia fetale përdor teknikat standarte: 1 dimensionale, 2D, 3D dhe 4D teknika Doppler duke përfshirë dhe Doppler me ngjyra.

Përfitimet e skriningut

Ky skrining ka përparësi të shumta të cilat:  zbulimin më të hershëm të defekteve të lindura të zemrës, informimin e prindërve për gjendje3s fetale të zemrës tek fetusi, planifikimin e kohës dhe të vendit të lindjes pranë qendrës kardiokirurgjike nëse fetusi është bartës i (BCM), terapia e mundshme tek aritmitë zemrës së fetusit, ndërprerja e mundshme e shtatzënisë tek kardiopatitë komplekse të lidhura me çrregullimet gjenetike, bërja e mundur e njohurive shkencore për zhvillimin dhe rrjedhën e BCM dhe kardiologjia intervente e fetusit premtues dhe kardiokirurgjia.  

Defektet e lindura të zemrës tek fëmijët

Keqformimet e lindura të zemrës zënë një vend të rëndësishëm në patologjinë e përgjithshme të anomalive të lindurta të fetusit. Ato përbëjnë 20% të vdekshmërisë perinatale në grupin e anomalive të lindura tek fetusi dhe në më shumë se gjysma e vdekshmërisë së përgjithshme të keqformimeve të lindura në fëmijëri.

Skriningu i detyrueshëm tek zemrat e të porsalindurve

Diagnoza e anomalive të zemrës tek fëmijët në 40-50% të rasteve, gjendet në javën e parë të jetës, dhe pothuajse 100% deri në fund të vitit të parë. Në muajt e pare të jetës, anomalitë e zemrës manifestohen me cianozë dhe/ose me dobësi të zemrës,  me zhurmë të zemrës, vështirësi në frymëmarrje. Simptoma më e zakonshme e anomalive të zemrës nën dhe mbi moshën 4 vjeçare, është zhurma e zemrës e cila mund të dëgjohet edhe gjatë kontrolleve rutinë tekm pediatri. Nëse dëgjoni zhurmë në zemër, ju duhet të bëni kontrolle shtesë siç është elektrokardiogrami (EKG) dhe ekogrami (RTG) i zemrës dhe mushkërive. Këto ekzaminime preventive janë shumë të rëndësishme për të porsalindurit, dhe kryhen me qëllim që të zbulohen në kohë anomalitë e mundshme të zemrës.

Si trajtohen anomalitë e zemrës?

Disa anomali më të thjeshta të zemrës, si hapje të vogla në pjesën e barkushes dhe atriumit mund të mbyllen vetë, kështuqë nuk kërkon trajtim kirurgjik, por vetëm kontrolle të rregullta tek doktori pediatër kardiolog. Defektet më të komplikuara të zemrës, kërkojnë trajtim kirurgjik ose aplikim të kardiologjisë intervente. Megjithatë, vendimi për trajtimin e anomalive të zemrës varet nga lloji dhe tipi i problemit.