fbpx

Simptomat gjatë periudhës së shtatzënisë

Rrjedhje vaginale – mund të vëreni një rrjedhje të bardhë vaginale. Kjo rrjedhje konsiderohet se ndihmon në parandalimin e zhvillimit të baktereve potencialisht të rrezikshme. Vagina ka acid pH i cili varion nga 3.5 në 6.  Mjedisi i thartë i vaginës, është në fakt një mbrojtje natyrore kundër mikroorganizmave.  Kushtojini vëmendje nëse rrjedhja mban një aromë të pakëndshme, nëse është e gjelbër apo e verdhë, ose shoqërohet skuqje, kruajtje dhe acarim. Këto mund të jenë shenja të infeksionit vaginal. Infeksionet vaginale janë një nga shkaqet më të zakonshme për shpërthimin e ujrave të parakohëshme të lindjes së parakohëshme. Rekomandohet që të kryhet bris mikrobiologjik, prandaj duhet të kontaktoni gjinekologun tuaj.

Ndryshimet e lëkurës -  ashtu siç rritet qarkullimi i gjakut në lëkurën tuaj, disa pjesë të lëkurës tuaj mund të bëhen më të errëta, siç bëhet lëkura përreth thithës së gjirit, apo në disa pjesë të fytyrës. Një ndryshim karakteristik i lëkurës është dhe shfaqja e vijës së barkut nga kërthiza deri në pjesën e kockës së legenit (linea negra). Ekspozimi ndaj diellit e thekson më tepër ngjyrën e tyre. Pas shtatzënisë ato zhduken përsëri.

Problemet me frymëmarrjen dhe mishrat e dhëmbëve – me rritjen e qarkullimit kalon më tepër gjak nëpër membranat tuaja mukozë. Ajo çon në ënjtjen e brendshme të hundës dhe të rrugëve të frymëmarrjes, duke zvogëluar rrjedhën e ajrit dhe duke shkaktuar gërritje, vështirësi në frymëmarrje, dhe ndjenjën e bllokimit të hundëve. Për arsye të njejta shfaqet edhe gjakderdhje nga mishërat e dhëmbëve gjatë momentit kur jeni duke i larë me furçë. Rekomandim: përdorni furçë më të butë për dhëmbët tuaja gjatë periudhës së shtatzënisë.

Stritë (hapja e lëkurës) – ju mund të vëreni linja të kuqe, rozë ose ngjyrë vjollcë, në pjesën e barkut, të gjoksit, në pjesën e sipërme të krahëve, tek kofshët, etj.  në ato pjesë të lëkurës mund të jetë më e zbehtë dhe mund të shfaqet kruarje.  Kremërat hidratues mund të ndihmojnë. Megjithatë, stritë nuk mund të parandalohen, shumica e tyre pas shtatzënisë zvogëlohen dhe zbehen.

Marramendje dhe të ndjerit të pafuqishëm – enët tuaja të gjakut zgjerohen për shkak të hormoneve gjatë shtatzënisë. në të njejtën kohë, volumi i gjakut rritet shpejtë që në fillim të shtatzënisë. deri në javën e 34 rritet 45% më tepër se volumi në të cilin ka qenë para shtatzënisë. gjithësesi, enët e gjakut janë shumë të zgjeruara, rritja e volumit të gjakut nuk mund të arrijë ti mbushë dhe kjo shkakton rënien e presionit tuaj të gjakut, dhe mund të ndjeni herë pas here dobësi, marramendje dhe takikardi. Nëse keni shqetësime të tilla, pini më tepër lëngje dhe ngrihuni ngadalë nga shtrati apo nga vendi ku qëndroni ulur. Nëse ndiheni të dobët, është më mirë që të shtriheni. Është e nevojshme që të kryeni kontroll laboratorik dhe kontroll tek mjeku juaj gjinekolog.

Kontraktimet Brakston Hiks (Braxton Hicks) – mund të shfaqen kontraktime të cilat duken si shtrëngime, presion apo peshë në pjesën e poshtme të barkut. Ato zakonisht janë të dobëta dhe shfaqen dhe zhduken në mënyrë të parregullt dhe të paparashikuar. Nëse kontraktimet janë të shpeshta, shfaqen në intervale kohore të rregullta, ose mund të shfaqet gjakderdhje, kontaktoni menjëherë gjinekologun tuaj, pasi mund të bëhet fjalë për ndonjë kërcënim për lindje të parakoshëshme.

Infeksionet në fshikëzën e urinës dhe në veshka – ndryshimet hormonale e ngadalësojnë urinimin, por një rol të rëndësishëm luan edhe zmadhimi i mitrës.  Ajo mund të shkaktoj presion mbi fshikëzën e urinës apo tek uretrea duke e çuar urinën deri në fshikëzën e urinës duke ruajtur një pjesë të urinës. Të dy këta faktorë, kontribuojnë në ruajtjen e urinës dhe infeksionet në fshikëzën e urinës dhe të veshkave.

Ënjtje –  është e mundur shfaqja e ënjtjes në pjesën e këmbëve.ënjtja mund të shtyp nervat dhe ndodh që të ndjeni shpim apo pickim të këmbëve. Këto ënjtje zakonisht janë shkak i ruajtjes së lëngjeve si dhe i kthimit të ngarkesës së gjakut nga enët venoze  të cilat në legen krijojnë presion mbi mitrën. Ato zakonisht zvogëlohen pas pushumit apo pas fjetjes.  Për të reduktuar ënjtjen, relaksoini këmbët duke i mbajtur në një pozicion të ngritur, kaloni më shumë kohë duke pushuar dhe shmangni qëndrimin gjatë në këmbë. Nëse ënjtja nuk tërhiqet pas pushimit dhe fjetjes, është mirë që ta kontaktoni gjinekologun tuaj.

Zgjerimi i venave dhe hemoroideve – rritja e qarkullimit të gjakut dhe bllokimet e gjakut si rezultat i presionit të mitrës në venat e mëdha të cilat e kthejnë gjakun nga këmbët çojnë në shfaqjen e zgjerimit të venave në pjesën e sipërme të gjurit – venat me variçe.  Venat në zorrën e trashë janë në fakt hemoroidet. Nëse keni variçe të sëmura, mbajini këmbët lart sa më shumë të jetë e mundur dhe mbani çorape për mbështetje. Për të parandaluar hemoroidet, bëni kujdes me ushqimin në mënyrë që të shmangni kapsllëkun. Hani salata dhe konsumoni tepër lëngje. Nëse ju shfaqet ngrohje lokale apo skuqje, kontaktoni menjëherë gjinekologun tuaj.

Mungesa e ajrit – me rritjen e mitrës, shtypet dhe diafragma, pllaka muskulore e cila ndodhet posht mushkërive. Simptomat zhduken në javët e fundit të shtatzënisë, atëherë kur fëmija ngadalë zbret poshtë legenit tuaj. Ndërkohë flini duke e mbajtur pjesën e sipërme pak më lart, në mënyrë që të lehtësoni presionin në mushkëri.

Dhimbja e shpinës – me rritjen e fëmijës, hormonet e shtatzënisë i relaksojnë kyçet e legenit tuaj dhe të kërbishtit. Këto ndryshime mund të çojnë deri në dhimbjen e shtyllës kurrizore. Për të qëndruar ulur, zgjidhni karrige me mbështetje të mirë. Kërkoni nga partneri t’ju bëjë masazh. Vishni këpucë me takë të ulët por jo krejtësisht të rrafshta, dhe me një mbështetëse të mirë të thembrës, nëse dhimbja nuk kalon, drejtohuni tek gjinekologu.  Zbritja e kokës së fëmijës, mund të ndodhë disa javë para lindjes ose dhe gjatë momentit të lindjes. Kur fëmija të ketë zbritur poshtë, ju do të merrni frymë më lehtë dhe nuk do të keni më thartira.

Thartirat në stomak – rritja e mitrës çon deri në shtyrjen e stomakut nga pozicioni i tij normal, duke shkaktuar mbajtjen e acideve (thartirave) në stomak. Për ti lehtësuar këto simptoma, hani racione më të vogla të ushqimit, pini tepër lëngje ndërmjet vakteve. Shmangni ushqimet e skuqura dhe pikante, lëngjet e gazuara, frutat agrume. Nëse kjo nuk ju ndihmon, gjinekologu do t’ju lëshojë ilaçe të tjera antacide.