fbpx

Trajtimi i bajameve të pezmatuara

Pezmatimi i bajameve zakonisht shfaqet në moshën e fëmijërisë, veçanërisht ndërmjet moshës 2 dhe 7 vjeçare, pikërisht kur fëmijët fillojnë të socializohen me fëmijë të tjerë në kopësht dhe në shkollë.

Nëse infeksioni është shkaktuar nga bakteret, është e rëndësishme që të jepet antibiotiku i duhur dhe doza e përcaktuar në bazë të peshës së fëmijës. Për të përcaktuar antibiotikun, është e nevojshme që të bëhet bris (mbjellja) me anë të të cilit do të konfirmohet prania e infeksionit bakterial. Gjithashtu është e rëndësishme kohëzgjatja e marrjes së antibiotikut, 10 ditë pa ndërprerje. Doktori otorinolaringolog i cili e ndjek dhe e njeh gjendjen shëndetësore të fëmijës, vendos nëse është i nevojshëm operimi i bajameve. Vlerësimi është individual dhe i ndryshëm për çdo fëmijë.

Si trajtohet pezmatimi i bajameve, veçanërisht pezmatimi i bajames së tretë, nëse operimi është zgjedhja më e mirë tek pezmatimet e shpeshta, të gjitha këto do ti mësoni nga vizita e Dr. Borislav Gogushevskit.