fbpx

Java e 7.

Me padurim prisni para kryerjes së kontrollit për të ditur se çfarë po ndodh me beben tuaj. Në këtë periudhë embrioni ushqehet nga korioni, derisa placentë të fillojë të kryej funksionin e saj. Zhvillohen oraganet vitale. Kjo është faza më e ndjeshme e zhvillimit të fetusit. Kjo nënkupton shmangien maksimale të të gjithë faktorëve të dëmshëm, duke filluar nga ilaçet, alkooli,duhani, kimikatet, vaksinat dhe deri tek infeksionet me mikroorganizma. A e imagjinoni tashmë veten se si do të dukeni me barkun shtatzënë? 

Fëmija juaj ka madhësinë e një boronice

Dyfishimi i madhësisë nga java e kaluar tregon zhvillimin e shpejtë që përjeton embrioni. Tani fëmija juaj ka një gjatësi prej 7-9 mm.

Fëmija juaj në javën e shtatë

• Krijon 100 qeliza nervore çdo minutë
• Truri dhe zemra bëhen gjithnjë e më komplekse
• Zhvillohen veshkat
• Nyjet e duarve dhe të këmbëve janë të formuara

Simptomat e shtatzënisë në këtë javë

Të përziera. Jini të durueshëm. Ndryshimet hormonale do të normalizohen në tremujorin e dytë.

Rritja e dëshirës / mospëlqimit të disa llojeve të caktuara të ushqimeve. Ju mund të bëni dhe përjashtime dhe të provoni ushqimin e preferuar, por mundohuni që në ushqimin tuaj të mbizotërojë ushqimi i shëndetshëm.

Urinim i shpeshtë. Edhe pse jeni në fillim të shtatzënisë, mitra juaj është dyfish e zmadhuar dhe bën presion në fshikëzën e urinës.

Rritje të pështymës – Edhe kjo ndodh për shkak të hormoneve.

Ndjeshmëri - Јo vetëm hormonet të cilat janë jashtë kontrolli, por edhe vetë ju, akoma përpiqeni të kuptoni se jeni shtatzënë.

Këshillojmë

Me gjinekologun tuaj do të bëni një plan në lidhje me ecurinë apo ndjekjen e shtatzënisë. në tremujorin e parë është e nevojshme që të kryeni kontrollin e grupit të gjakut dhe faktorin Rh, analizat e gjakut, analizat e urinës dhe urinokulturën, si dhe PAP test dhe bris mikrobiologjik.

Lexoni cilat janë kontrollet e detyrueshme gjatë shtatzënisë.