fbpx

Kafshët shtëpiake dhe fëmijët JO në të njejtin ambient

Shumë nga prindërit e rinjë pyesin veten nëse është gabim që në të njejtin ambient të qëndrojë edhe fëmija e tyre edhe kafsha e tyre shtëpiake. Mjekët pediatër nuk rekomandojnë që fëmijët e vegjël të ndajnë të njejtën hapësirë dhe ajër me kafshët shtëpiake. Këtu keni disa arsye përse nuk duhen lënë në të njejtin ambient:

Sado që të mundoheni dhe ti merrni të gjitha masat parandaluese, siç është vaksinimi apo ruajtja e higjenës së kafshës tuaj shtëpiake, përsëri ka pasoja negative të pranisë së tyre. Gjëja më e keqe të cilën prindërit nuk mund ta shmangin është prania e qimeve të kafshës të cilat fëmija juaj shumë lehtë mund ti thithë. Në këtë mënyrë mund të shfaqen probleme me zhvillimin e procesit të mushkërive, problem i cili vështirë se mund të provohet dhe të vërtetohet, pasi qimet janë shumë të vogla dhe pothuajse të padukshme.

Komplikimi më i keq është thithja e qimeve të vogla nga lëkura e kafshëve, pasi pranija e tyre nuk mund të detektohet as në bronkoskopi as në rengen. Fëmija do të ketë kollë të vazhdueshme dhe do të zhvillohet procesi i inflamacionit, ndërkohë që shkaku i kollës vështirë se mund të përcaktohet. Nëse arrihet të përcaktohet shkaku, atëherë vijon metoda invazive për pastrimin e frymëmarrjes. Një arsye tjetër e rëndësishme, është shfaqja e alergjisë e cila mund të shkaktojë bronkit. Tek testet e alegjisë të cilat kryhen tek fëmijët, përfshihen edhe testet të cilat zbulojnë alergjinë e shkaktuar nga qeni apo macja.

Ehinokokusi, krimbat, parazitët në zorrë, gjithashtu janë shumë të rrezikshëm, dhe fëmijët mund ti marrin këto nëse luajnë me qenë apo me mace.

Kafshën tuaj shtëpiake mund ta ruani në oborr apo në kopësht

Mjekët pediatër rekomandojnë që fëmija dhe kafshët të mos qëndrojnë sëbashku në të njejtën hapësirë. Është e rrezikshme kur ata qëndrojnë vazhdimisht së bashku dhe thithin të njejtin ajër. Por, sidoqoftë, është mire që në shtëpi të ruani kafshë shtëpiake për shakak të përmirësimit të zhvillimit psikologjik të fëmijës kur të rritet. Kafshën mund ta ruani në oborr, ndërsa miqësia ndërmjet fëmijës dhe kafshës të fillojë pas moshës tre vjeçare të fëmijës, kështu fëmija do të ndjejë përgjegjësi, do të mësojë që të kujdeset për të, si dhe do të ketë gjithmonë shoqëri.