fbpx

Ushqimi organik është zgjedhja e duhur

Jeta e çdo prindi ndryshon me lindjen e fëmijës, ndërsa prioritetet vendosen në mënyrë krejtësisht të re. Shëndeti i fëmijës vjen në rradhë të parë, ndërsa ushqimi i duhur bëhet prioritet. Qumështi i nënës përfaqëson ushqimin optimal për fëmijën e porsalindur, ndërsa përsa i përket periudhës më të vonë, zgjidhja më e mirë është ushqimi i përgatitur në kushtet e shtëpisë, i cili është një ushqim ekologjik dhe i përshtatur për moshën dhe nevojat e fëmijës.

Mënyra më e mirë për të mbrojtur imunitetin tek fëmijët, është konsumimi i ushqimit organik, pasi fëmijët janë veçanërisht të ndjeshëm. Më të ndjeshëm janë deri në fund të moshës një vjeçare, për shkak të papjekurisë fiziologjike të organizmit dhe shpejtësisë së krijimit të qelizave, d.m.th. shtim i masës trupore, kështu trupi mund të furnizohet vetëm me marrjen e ushqimit të duhur dhe cilësor. Veshkat e fëmijëve janë më pak në gjendje për të nxjerrë lëndët e dëmshme nga organizmi, ndërkohë që mëlçia nuk mund ti thyej apo copëtoj ato. Deri në moshën gjashtë vjeçare trupi i fëmijës përmban më shumë ujë sesa yndyrë në krahasim me të rriturit. Yndyrërat të cilat i ‘gjuajnë’ dhe i kanalizojnë pesticidet në organizëm, në trupin e fëmijës janë më pak të afta për ta kryer këtë funksion, prandaj toksinat qarkullojnë nëpër organizëm, veçanërisht ato të cilat hollohen në ujë. Prania e toksinave tek fëmijët mund të çojë në zhvillim të dobët të sistemit nervor. Prandaj duhet të kujdesemi që fëmijët të kënsumojnë ushqim të shëndetshëm dhe të sigurt. Toksinat në ushqim gjithashtu mund të ndikojnë negativisht në sjelljen e fëmijëve. Përkatësisht, studimet tregojnë se kimikatet si monoglutamatot natrium, salicilatet, aminet, konservantët, aditivët, ngjyrat artificiale, etj, mund të kontribuojnë në sjelljen e keqe apo ta dëmtojnë sjelljen e fëmijës. Gjithashtu, mund të shfaqet edhe hiperaktivitet si një nga pasojat gjatë marrjes së këtyre lëndëve të dëmshme. Një rëndësi të veçantë ka dhe intoleranca e ngjyrave artificiale të cilat gjenden tek ushqimet e ëmbla, për shkak të së cilave fëmijët reagojnë në mënyrë hiperaktive, si dhe manifestim alergjik. Konsumimi i tepërt i ëmbëlsirave gjithashtu kontribuon në mënyrë hiperaktive tek fëmijët.

Këshillojmë...

Në mënyrë që ti ndaloni këto çrregullime, është e nevojshme ndryshimi i ushqimit tek fëmijët duke përjashtuar elementët e dëmshëm të ushqimit. Me kët veprim mund të filloni që në moshën me të hershme të fomijës, atëherë kur foshnja juaj përveç ushqimit me gji ka nevojë edhe për ushqime plotësuese, duhet të filloni ti ushqeni me pure frutash dhe perimesh organike të përgatitura në shtëpi, ose ti blini ato të gatshme.  Gjatë periudhës së të ushqyerit me gji, veçanërisht i rëndësishëm është dhe ushqimi i nënës, e cila duhet të bëjë kujdes se çfarë ushqimi konsumon dhe origjinën e këtij, sigurisht edhe për cilësinë e ushqimit, pasi fëmija merr të njejtin ushqim me anë të qumështit të nënës. Tek fëmijët të cilët konsumojnë gjithçka, duhet të përcaktohen me kujdes tre vakte kryesore, me dy deri në tre vakte të ndërmjetme. Ushqimet duhet të përmbajnë drithëra, fruta perime, mish lope të pastër (pa dhjam), mish pule (të rritur në shtëpi), peshk dhe bimë bishtajore.