fbpx

Ndihmoni fëmijën tuaj për të mësuar më lehtë

Për shumë fëmijë, të mësuarit është problem dhe mundim i cili zgjat tepër kohë, dhe nuk jep rezultatet e pritshme. Atëherë shkolla është e mërzitshme, ndërsa mësimet të mundimshme. Kur fëmija nuk meson apo nuk mund ta zotëroj materialin, në vend që ti bërtisni, ta dënoni apo ti shkruani detyrat e shtëpisë, filloni ta ndihmoni në mënyrë që të mësojë më lehtë dhe që të arrijë rezultate më të mira. Ekzistojnë disa teknika të caktuara të cilat do t’ju ndihmojnë për të shmangur ‘luftrat’ e përditshme me fëmijën tuaj. Lexoni këshillat tona të cilat do t’ju ndihmojnë juve dhe fëmijën tuaj që vitin shkollor ta kaloni më lehtë dhe në mënyrë argëtuese.

Zgjidhni vendin e përshtatshëm për të mësuar

 Ambient në të cilin fëmija duhet të mësojë, duhet të jetë i ndriçuar mirë. Sigurohuni që në dhomë të mos ketë televizor apo kompjuter, dhe ambient të jetë i qetë në mënyrë që të mos i tërhiqet vëmendja. Mënyra më e mirë për të mësuar është që të qëndrojë ulur në stol. Asnjëherë mos praktikoni ta lejoni fëmijën që të mësojë shtrirë në krevat apo në kolltuk, pasi komoditeti zvogëlon efikasitetin e të mësuarit.

Vendosni se në cilën periudhë të ditës do ti përkushtohet mësimeve

Është mirë që fëmijët të kenë një kohë të rezervuar për të mësuar. Nuk rekomandohet që fëmija të mësojë menjëherë pasi të jetë kthyer nga shkolla, sikurse dhe shumë prindër praktikojnë me fëmijët e tyre. Për periudhën se kur duhet të mësojë, është mirë që të bëni një marrëveshje me fëmijën tuaj. Bisedoni me të dhe vendosni sëbashku se kur është më e përshtatshme për të që të merret me mësimet. Për ta inkurajuar më tepër gjatë kohës kur është duke mësuar, merrni dhe ju një libër për ta lexuar. Koha e të mësuarit duhet të jetë 45-50 minuta, me një pauz prej 10-15 minuta pasi gjatë periudhës së gjatë dhe të vazhdueshme, fëmija humbet përqëndrimin dhe vetëm sa do të humbasë kohën kot. Megjithatë, jot ë gjithë fëmijët janë të njejtë, disa kanë nevojë për më tepër kohë,  ndërsa disa të tjerë për më pak.

Teknika për të mësuar më lehtë

Kur mësoni një mësim të ri, nuk duhet ta mbani mend menjëherë. Këshillojeni fëmijën që fillimisht ta lexojë mësimin, ti nënvizojë pjesët të cilat janë të rëndësishme dhe të mundohet të kuptoj thelbin e mësimit. Kur ta ketë kuptuar atë që ka nënvizuar, le të përpiqet ta përsërisë atë disa herë me fjalët e tij deri sat a mësojë atë. Është shumë e rëndësishme që ta përsëritin mësimin me zë të lartë, pasi fëmijët mësojnë shumë më lehtë kur e dëgjojnë mësimin. Nëse kanë më shumë lëndë për të mësuar, këmbëngulni që të fillojë me lëndën e cila është më e vështirë për të.

Shpërblejeni për mundin

Lavdërimi është shpërblimi më i mirë për arritjen e rezultateve. Sigurisht, notat e mira duhet ti festoni, duke i dhuruar apo mundësuar fëmijës tuaj diçka të cilën e dëshiron më së shumti, por gjithësesi nuk duhet ta teproni, jo për çdo sukses duhet ta shpërbleni. Nëse fëmija merr një note të ulët, lutjuni që t’jua shpjegoj arsyen e këtij rezultati të dobët.  Mbani mend, asnjëherë mos i shkruani ju detyrat e shtëpisë në vend të fëmijës, apo ti lexoni tekste, pasi në këtë mënyrë në vend që ti vini në ndihmë, do ta vështirësoni procesin e të mësuarit, dhe do ta rrezikoni suksesin e tij të mëtejshëm në shkollë.