fbpx

Bëni kujdes me desertet

Edhe pse desertet janë një pjesë e vakteve, këshillohet që të tregoni kujdes me to. Sot fëmijët janë të varur ndaj markave të çokollatave, biskotave, etj. ky është dhe qëllimi i prodhuesit të këtyre produkteve, dhe me vetë përdorimin e kimikateve të përdorura për këtë qëllim, shkatërron balancin e organizmit të fëmijës. Prandaj, ëmbëlsirat e përgatitura në shtëpi, janë zgjidhja më e mirë, por sigurisht që duhet të bëni kujdes në sasinë dhe përqindjen e deserteve në ushqimin e fëmijëve, pasi mbi doza e sheqerit i bën fëmijët hiperaktivë. Sipas rekomandimeve ndërkombëtare, duhet të përjashtohen nga ushqimi bombonat e gomuara, ëmbëlsirat me ngjyra, pijet e gazuara, lëngjet të cilat hollohen me ujë, si dhe pluhurat me të cilat përgatiten lëngjet. Këto produkte të padobishme duhet të zëvendësohen me lëngje të freskëta, të pasura me vitamina dhe minerale, veçanërisht të rëndësishme për zhvillimin e fëmijëve dhe rritjen e imunitetit. Këto rekomandime nuk përfaqësojnë një mision të pamundur për prindërit, pasi vendi ynë është i pasur me tokë pjellore për rritjen e ushqimit organik, si dhe dyqani të cilat ofrojnë një gamë të gjërë të produkteve organike. Për të siguruar një fëmijëri të vërtetë fëmijëve tanë!

Si ta zgjedhim ushqimin më të mirë për fëmijën?

Është vërtetë e rëndësishme që çdo prind të marrë parasyshë rolin esencial të të ushqyerit për arritjen e shëndetit optimal të fëmijës, veçanërisht në vitet e para të jetës, pikërisht atëherë kur formohet imuniteti. Pikërisht për këtë arsye është i rëndësishëm edukimi dhe përmirësimi i nënave përsa i përket ushqimit të fëmijëve të tyre. Sot ekzistojnë shumë burime informative nga të cilat më i përdorur është interneti, megjithatë, në interes të gjetjes së informacionit dhe udhëzimeve të sakta, opsioni më i mirë është konsultimi me profesionistë të cilët janë ekspertë në fushat e tyre, siç janë mjekët pediatër dhe nutricionistët. E theksojmë këtë pasi jo rrallë ndodh që në internet të gjeni informacione jo të sakta apo të pa vërtetuara shkencërisht.