Urime për familjen Vatovci!
Ju njohim me Arin e vogël. Ky vogëlush ka lindur në javën e 27 gestatike dhe me një peshë trupore 1.120 gramë. Pas qëndrimit të tij në departamentin e kujdesit intenziv prej 61 ditësh në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, ky vogëlush u kthye në shtëpinë e tij së bashku me mami Lumnien dhe babi Lorikun të cilët janë prindërit më krenarë të këtij vogëushi të bukur.
Para largimit të tyre për në shtëpi, familja Vatovci shprehu mirënohje dhe falenderime të përzemërta ndaj të gjithë ekipit të kujdesit intenziv, të cilët janë kujdesur me tepër përkushtim që foshnja e tyre të rritet dhe të zhvillohet mjaftueshëm në mënyrë që të mund të rikthehen në shtëpinë e tyre shëndosh e mirë.
I urojmë Arit të vogël shumë shëndet, jetë të gjatë dhe të lumtur pranë familjes së tij të dashur!