fbpx

Mirë se erdhe Duana!

Azemina dhe Visari janë padyshim prindërit më të lumtur. Me datë 5 maj erdhi në jetë gëzimi i tyre më i madh, Duana e vogël. Gjatë largimit të tyre për në shtëpi, mami Azemina shprehu falenmderimin e saj të përzemërt ndaj Dr. Sllobodan Drakulevskit dhe spitalit Acibadem Sistina.
"Falenderoj përzemërsisht Dr. Drakulevskin për mbështetjen e tij bujare, dhe për faktin që ka qenë i disponueshëm në çdo moment gjatë shtatzënisë time , çdo ditë, madje edhe në orët e vona të natës. Falë tij dhe pjesës tjetër të stafit ndihmës arrita të realizoj dëshirën më të madhe të jetës time, të sjell në jetë vogëlushen time kaq të ëmbël dhe të mrekullueshme Duanën. Gjithashtu, jam tepër e kënaqur ndaj vëmendjes që më është kushtuar gjatë qëndrimit tim në spital për 5 ditë me rradhë, shërbimet dhe trajtimi që kam marrë në këtë spital janë vërtet të mrekullueshme. Në dhomën ku kam qëndruar kam pasur privatësinë më të madhe në çdo këndvështim. Jam e lumtur që përzgjodha këtë spital të përkryer dhe akoma më e lumtur që për shtatzëninë time është kujdesur doktori më i mirë". Duana, Acibadem Sistina Baby të uron  një fëmijëri  plot ëndrra të bukura, të rritesh e lumtur dhe e shëndetshme, pranë dy prindërve të tu krenar për ardhjen tënde në jetë!