fbpx

Kan, heroi i vogël NICU kthehet në shtëpi

Me 17 maj lindi Kani i vogël, gëzimi i parë i familjes Asani.  Pas 26 ditëve qëndrim në kujdesin intenziv neonatal, bukuroshi i vogël kthehet në shtëpi.  Doktorët të cilët janë kujdesur për shëndetin e tij, shprehen se edhe pse Kan ka lindur shumë i vogël, në javën e 33 gestatike, me një peshë 1.430 gram, tani është një bebe e shëndetshme dhe ka një jetë normale.

Për shtatzëninë e mami Bonitës, është kujdesur Dr. Mitko Ivanovski, doktori të cilit e gjithë familja i janë pafundësisht mirënjohës. Pas lindjes, kujdesin ndaj bebes së vogël e mori përsipër Dr. Stanka Tanceva Kërstevska.

“Kani lindi shumë i vogël, në javën e 33 gestatike me peshë 1.430 gram. Shkak i lindjes së parakohëshme është shkëputja e parakohëshme e placentës, një gjendje kjo e cila në perinatologji është kritike si për nënën edhe për foshnjën. Me kryerjen e intervenimit në kohë – lindje cezariane urgjente, lindja përfundoi siç duhet. Si rezultat i lindjes së parakohëshme dhe asfiksisë, u shfaq perforim në një pjesë të zorrëve të holla. Foshnja u operua nga ekipi i kirurgëve për fëmijë. Pas kryerjes së intervenimit, vijoi periudha e trajtimit intenziv, me rikthimin gradual të funksionit të zorrëve dhe adaptimin ndaj ushqimit.  Kan tashmë është një foshnje e shëndetshme dhe peshon 2 kg. Për një kohë të shkurtër Kanin e pret edhe një intervenim tjetër, pas përfundimit të të cilit pritet që të ketë një jetë krejtësisht normale” – shpjegon Dr. Stanka Tançeva Kërstevska, pediatre specialiste.

Prindërit krenar thonë se janë tepër të kënaqur që Kani tani është mjaft i fortë për tu përballur me të gjitha sfidat, dhe të kthehet në shtëpinë e tij të vërtetë.

“Falenderojmë Dr. Mitko Ivanovskin, Dr. Stanka Tançeva Kërstevska dhe të gjithë ekipit të departamentit të kujdesit intenziv neonatal për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre. Me ekspertizën e tyre dhe me besimin tonë të fortë u përballëm me të gjitha sfidat të cilat vijojnë si pasojë e lindjes së parakohëshme” – shprehet familja Asani.