fbpx

Mirë se erdhe Rroni!

Rroni është anëtari më i ri i familjes Avdiu. Padyshim mami Imrane dhe babi Luani janë prindërit më krenarë të kësaj familje të madhe, të bukur dhe të lumtur. Ardhjen në jetë të Rronit të vogël pëveç mamit dhe babit e kanë pritur me padurim edhe dy motrat e tij më të mëdhaja Era dhe Fjona si dhe vëllai Lisi, të cilët sëbashku do të kontribuojnë në kujdesin e princit më të ri të familjes së tyre. 
Familja Avdiu falenderon përzemërsisht të gjithë stafin e spitalit klinik "Acibadem Sistina", veçanërisht Dr. Jovan Kostadinov.

Rroni, Acibadem Sistina Baby të uron jetë të gjatë, një fëmijëri të lumtur dhe plot shëndet!