Selami është fëmija jonë i parë për vitin 2017
Në orën 03:30 të mesnatës, atëherë kur të gjithë të lumtur dhe të gëzuar e pritën ardhjen e Vitit të Ri, Edona dhe Adil Xhambazi pritën ardhjen e birit të tyre në jetë, i cili i bëri ata prindërit më krenar në këtë ditë të veçantë. Ditën e parë të vitit lindi fëmija i tyre i dytë të cilin e quajtën Selam.
Kjo bebe e vogël është fëmija i parë i lindur në qytetin e Shkupit për vitin 2017. Edona përjetoi dhimbjet e lindjes mbrëmjen e 31 Dhjetorit dhe menjëherë u drejtua për tek spitali “Acibadem Sistina”, dhe vetëm pas disa orësh, me anë të lindjes natyrale solli në jetë Selamin.
“Selami është dhurata më e bukur e Vitit të Ri për ne. Prisnim që të lindte në fillim të muajit Janar, në datën e parashikuar, dhe sigurisht që ishte një surprizë ardhja e tij në jetë në mbrëmjen e Vitit të Ri. Deri më tani, ky ka qenë Viti i Ri më i bukur për ne. Duam të bëjmë një falenderim të veçantë ndaj Dr. Aleksandar Bojaxhiev i cili solli në jetë birin tonë” shprehen prindërit e Selamit.
Është vërtet një nder për ne që këtë vit për herë të parë që nga hapja e departamentit të akusherisë, fëmija i parë i lindur në Shkup, ka lindur pikërisht në spitalin klinik “Acibadem Sistina”. I urojmë një mirëseardhje të ngrohtë fëmijës tonë të parë për këtë vit. Me shumë kënaqësi i presim edhe bebet e tjera të ardhshme në familjen tonë BABYe cila çdo ditë numëron anëtarë të rinjë.