Këngëtaren e njohur kosovare Ryva Kajtazi e njohëm në departamentin e kujdesit intenziv neonatal , sëbashku me vajzën e saj të vogël Dorelën, disa ditë para se ato të ktheheshin në shtëpi. Dorela e vogël lindi me datë 3 prill, dhe për 23 ditë ekipi i neonatologjisë është kujdesur për të me shumë përkushtim. Me 26 prill, ajo u kthye në shtëpi sëbashku me bashkëshortin e saj Fidanin.
“Për mua ky është spitali më i mirë, prandaj nuk pata asnjë mëdyshje në zgjedhjen e spitalit ku do të sillja në jetë vogëlushen time. Trajtimi, doktorët, dhe gjithçka është vërtet shumë mirë. Higjena është në nivel vërtet të lartë. Sipas meje ky është një spital profesional dhe me standarde të larta. Edhe motra ime këtu ka marrë trajtim shumë të mirë, edhe ajo ndan të njejtin mendim me mua. Jam tepër e kënaqur nga Dr. Snezhana Adamoska Klisaroska, e cila është një profesioniste e vërtet në punën e saj dhe të cilës i besoj pa rezerva. Profesionale dhe e përkushtuar me çdo pacient, për çdo pyetje timen kishte përgjigje dhe nuk e kishte aspak problem apo të vështirë që ti përgjigjej mesazheve të mia të pafundme, madje edhe në orët e vona të mbrëmjes. Falenderoj shumë edhe departamentin e kujdesit intenziv neonatal në të cilin qëndroi për ditë me rradhë Dorela ime e vogël. Lindi pak më herët nga data e parashikuar, megjithatë ishte në duar të sigurta” – shprehet Ryva Kajtazi