fbpx

Tara është anëtarja më e re e familjes Ademi nga Gostivari. Kjo princeshë e vogël është gëzimi i dytë i mami Enisës dhe babi Azenit. Ines është motra më e madhe e Tarës e cila me padurim e ka pritur ardhjen në jetë të motrës së saj më të vogël. Për ardhjen në jetë të Tarës është kujdesur me shumë profesionalizëm Dr. Aleksandar Bojaxhiev, i cili merr falenderime të përzemërta nga familja Ademi, të cilët shprehen se është doktori më i mirë në botë! Tara, Acibadem Sistina Baby të uron fëmijëri të lumtur dhe të shëndetshme!