fbpx
Jeni shtatzënë dhe jeni tepër e bukur, po bëheni gati për një nga periudhat më të bukura të jetës tuaj dhe flokët tuaja do të flasin atë çfarë flet dhe trupi juaj. Mos humbni mundësinë të shkoni në parukeri dhe të zbukuroheni!Një nga pyetjet më të shpeshta të cilat i drejtohen shtatzënave, është nëse duhet dhe çfarë kozmetike duhet të përdorin gjatë periudhës së shtatzënisë. Ekspertët rekomandojnë që të përmbaheni dhe të mos i lyeni flokët gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë, ose të përdorni bojra të përkohëshme të cilat nuk depërtojnë thellë në lëkurë. Po kështu, ju mund të përdorni dhe bojra bimore për flokët, mund të përdorni këna ose thjeshtë të ndryshoni formën e flokëve tuaja.
 Studimet kanë treguar se përmbajtja e kimikateve të cilat gjenden tek bojrat e flokëve, gjatë periudhës së shtatzënisë, mund të shkaktojnë shfaqjen e keqformimeve të lindura tek fëmija (fëmija mund të lindë me ndonjë defekt apo mangësi).

Nëse nuk mund të hiqni dorë nga lyerja e flokëve, atëherë mundohuni të bëni flokët me fije me anë të përdorimit të letrës së aluminit. Nëse parukjeri juaj është mjaft i kujdeshëm, nuk do të lejojë që boja e flokëve të prekë lëkurën e kokës. Ambienti në të cilin do të lyeni flokët duhet të jetë i ventiluar mirë, në mënyrë që të mos ndihet së tepërmi era e bojës, pasi ajo mund të shkaktojë marramendje ose të përziera tek gratë shtatzëna.

Bëni kujdes, gjatë periudhës së shtatzënisë, flokët ndryshojnë për shkak të ndryshimeve hormonale, mund të ndodhë që boja e flokëve të cilën e keni përdorur më parë, tani të mos ju përshtatet.