fbpx

Shkurtimi i TORCH i referohet infeksioneve me Т-Toxoplasma, O-(other)- infeksioneve të tjera si Hepatitis B, Mumps, Treponema, Parvo B 19 virus, Varichela, R-Rubeola, infeksionit C-CMV,  dhe infeksioneve të virusit H- Herpes. Simptomat e këtyre infeksioneve mund të jenë nga atë të cilat nuk mund të vërehen, me simtoma të lehta si dobësi e përgjithshme në trup, rritje të temperaturës, ënjtje të nyjeve limfatike dhe skuqje të lëkurës,  deri tek ato me dëmtim të fetusit me embriopati dhe fetopati.

Toxoplasmosa është një sëmundje e cila shkaktohet nga Toxoplasma gondii. Bartësit të cilët e transferojnë këtë infeksion janë macet, ky infeksion tranferohet nëpërmjet ushqimit dhe qumështit termik të papërpunua,për shkak të mos larjes së frutave dhe perimeve. Infeksioni kalon nëpërmjet placentas tek fetusi, dhe nëse kjo shfaqet gjatë tremujorit të parë, zakonisht përfundon me abort spontan. Nëse është aktiv në shtatzëninë e mëvonshme, mund të sjellë anomaly kongjenitale, ngadalësim në rritjen e fetusit, lindje të parakohëshme ose fëmija mund të lindë i vdekur.

Hepatitis B dhe C, Sifilis, Varichela – Hepatiti B dhe C gjatë shatatzënisë transmetohen në rrugë seksuale dhe me anë të gjakut. Mund të tranferohen tek fetusi me të gjitha simptomat e sëmundjes dhe duhet të trajtohet në mënyrë specifike. Sifilisi sot është gjithnjë dhe më pak i pranishëm, por gjithësesi, nuk duhet ta harroni gjatë shtatzënisë pasi mund të shkaktojë dëme serioze për fetusin. Virusi Varichela gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë dëme serioze të organeve shqisore, të trurit dhe kockave tek fetusi.

Virusi Parvo B19 mund të shkaktojë anemi dhe hidrops tek fetusi me derdhje të lëngjeve në mushkëri dhe në barkun e fetusit me pasoja vdekjeprurëse.

Infeksioni i Rubeolës shkaktohet nga virus dhe nëse gruaja shtatzënë preket në tre muajt e parë të shtatzënisë, mund të shkaktojë dëmtim të syve, të dëgjimit, zemrës, trurit dhe kockave të fetusit. Nuk ka mjekim për këtë, prandaj për shkak të efekteve të rënda të fetusit, rekomandohet ndërprerja e shtatzënisë. Sot, numri më i mad hi grave shtatzëna, janë të mbrojtura nga kjo sëmundje me kalimin e saj në fëmijërinë e hershme ose me vaksinimin kundër rubeolës.

CMV ose infeksionet virale citomegalo, nëse shfaqen gjatë shtatzënisë, mund të shkaktojnë dëme serioze të fetusit si ngadalësim i rritjes, rritje të mëlçisë dhe shpretkës, dëmtim të syve dhe trurit si dhe vdekjen e fetusit.  Nëse më parë në jetë gruaja shtatzënë ka patur kontakt me këtë grup të viruseve, para kanceptimit ka krijuar imunitet si dhe antitrupa Ig G në qarkullim, duke mos lejuar në këtë mënyrë dëmtimin e fetusit.

HSV ose virusi herpes tip 1 dhe tip 2 herpes gjenital – nëse shfaqet infeksion gjatë shtatzënisë, ky infeksion mund të transferohet edhe tek fetusi, prandaj rekomandohet ndërprerja e shtatzënisë me prerje cezariane.

Të gjitha këtë infeksione TORCH testohen nëpërmjet gjakut me antitrupa për të vërtetuar ose përjashtuar ekzistencën e tyre gjatë shtatzënisë. Nëse antitrupat IgM janë positive, atëherë bëhet fjalë për një infeksion të freskët i cili mund ta dëmtojë fetusin. Në rast se antitrupat IgG janë të pranishëm, bëhet fjalë për një arritje të imunitetit të nënës nga kontakti i mëparshëm me këto viruse  të cilat për shkakt të imunitetit të nënës nuk mund ta dëmtojnë fetusin.