Si jepet qumështi?
Edhe para lindjes së fëmijës, trupi i nënës përgatitet për procesin e të ushqyerit me gji. Lëkura e gjoksit bëhet më elastike dhe thithat dhe areola marrin ngjyrë më të errët. Në pjesën e areoles, zhvillohen gjendra yndyrore, të cilat japin substanca yndyrore për shkak të mbrojtjes së infeksioneve, në të njejtën kohë japin dhe butësi. Prandaj nuk është e nevojshme që të përdorni lëndë për dizinfektim. Është e nevojshme vetëm një here në ditë larja me ujë të pastër në mënyrë që të mos e shkatërrojmë shtresën mbrojtëse. Gjatë periudhës së shtatzënisë, rritet volumi i gjinjëve tuaj, për shkak të zhvillimit të gjendrës së indeve e cila është përgjegjëse për krijimin e qumështit.
Hormonet gjatë periudhës së shtatzënisë stimulojnë gjendrat të prodhojnë qumësht. I gjithë procesi fillon në tru ku sekretohen dy hormone të veçanta dhe hormone prolaktin ( përgjegjës për krijimin e qumështit) dhe oksitocin ( përgjegjës për sekretimin e qumështit nga gjiri). Ato prodhohen kryesisht në muajin e fundit të shtatzënisë, dhe gjatë periudhës së lindjes. Hormoni prolaktin stimulon krijimin e qumështit në gjendrat e gjirit, i cili mblidhet në zgjerimin e kanaleve, i cili qëndrën aty deri në momentin kur fëmija të fillojë të thithë. Atëherë stimulimi i thithës çon deri në lirimin e oksitocinit, i cili hap kanalet dhe lejon rrjedhjen e qumështit. Në fillim të dhënies së gjirit, lirohet qumështi i ruqajtur tek kanalet, i cili ka yndyrë të ulët, por është i pasur me proteina, laktozë dhe lëndë të tjera ushqyese, me anë të të cilave plotësohen nevojat e energjisë.
Kontakti nënë-fëmijë dhe lirimi i oksitocinit quhet ‘ refleksi oksitocin’. Ai është shumë i rëndësishëm për të siguruar procesin normal të të ushqyerit me gji. Vetëbesimi, emocionet pozitive të nënës ndaj foshnjës, kontakti me beben, ndikojnë në mënyrë stimuluese mbi zhvillimin e këtij refleksi. Uria, kujdesi, stresi, dhimbja, hezitimi e pengojnë. Falë këtij refleksi,shpesh thjesht të menduarit për fëmijën apo për të qarën e tij, tek nëna fillon dhe rrjedh qumësht nga gjiri. Zakonisht, gjatë momentit kur fëmija është duke u ushqyer nga njëri gji, edhe nga gjiri tjetër rrjedh qumësht.
Është mirë të dini:
- Madhësia e gjirit nuk ndikon në procesin e të ushqyerit me gji. Nuk ka rëndësi nëse gjiri i nënës është më i madh apo më i vogël, sido që të jetë ajo mund ta ushqejë fëmijën e saj me gji. Madhësia e gjirit përcaktohet nga prania e indit dhjamor dhe jo nga gjendrat e indeve. Gjinjtë zmadhohen gjatë periudhës së shtatzënisë dhe të ushqyerit me gji, por pas ndërprerjes së dhënies së gjirit, ato rikthehen në gjendjen e mëparshme. Mund të jenë më të butë për shkak të vetë shtatzënisë, pasi procesi i të ushqyerit me gji nuk ka ndikim në zbutjen e tyre.
- Gjatë periudhës së dhënies së gjirit, trupi përdor elementët ushqyes të nevojshëm për prodhimin e qumështit nga gjiri i nënës. Kjo do të thotë se edhe nëse marrja e ushqimit të nënës nuk është cilësorë, qumështi i gjirit i përmban të gjitha vlerat ushqyese të nevojshme për fëmijën, por kjo mund t’i kushtojë shëlndetit të nënës. Në mënyrë që nëna ta ruaj shëndetin e vet, duhet të ushqehet siç duhet.