fbpx

Për dhimbjet e lindjes

Frika e dhimbjeve gjatë lindjes i ndjek pothuajse të gjitha gratë shtatzëna madje që në fillim të shtatzënisë. Për vite me rradhë gratë shtatzëna ishin vetëm në dorën e tyre, i toleronin dhimbjet e lindjes. Për një kohë të gjatë udhëheqte mendimi se gëzimi i lindjes së fëmijës, në vetvete do të mjaftonte për nënën që t’i harrojë vuajtjet e përjetuara gjatë lindjes.

Por sot është provuar shkencërisht se procesi i zgjatur dhe intenzivisht i dhimbshëm i lindjes mund të ketë shumë efekte anësore si për nënën ashtu edhe për fëmijën. Mendohet se një nga arsyet e depresionit të pas lindjes tek nëna, është pikërisht mundimi i zgjatur dhe vuajtjet gjatë procesit të lindjes, pa trajtim të dhimbjeve të lindjes.

  1. Përse shfaqen dhimbjet e lindjes?

Dhimbjet e lindjes vijnë si pasojë e kontraktimeve të forta të mitrës, që kanë për qëllim përhapjen në qafën e mitrës dhe shtytjen e fëmijës në botën e jashtme nëpërmjet kanaleve të lindjes. Domethënë, dhimbjet vijnë nga kontraktimet e forta të lindjes por edhe nga indet dhe organet përreth, të cilat shtrihen dhe bëjnë presion nën ndikimin e kontraktimeve të mitrës dhe lëvizjes së fetusit nëpërmjet kanaleve të lindjes.

  1. A janë vërtet të forta dhimbjet e lindjes?

Shpesh bëhet fjalë për dhimbje shumë të forta, të cilat mund të krahasohen edhe me dhimbjet e thyerjes së kockave. Tolerance e dhimbjeve është subjektive dhe e ndryshme për çdo grua, prandaj ndodh që disa gra të mund ti përballojnë këto dhimbje dhe disa të tjera jo.  Zakonisht dhimbjet dhe shqetësimet janë më të forta për ato gra të cilat lindin për herë të parë.

  1. Cilat janë mundësitë për lehtësimin e dhimbjeve (analgjezia) gjatë procesit të lindjes?

 Ekzistojnë më shumë opsione për analgjezi:

  • Përgatitja psikofizike ( e quajtur teknika Lamaze) – bëhet fjalë për ushtrime dhe teknika të relaksimit dhe frymëmarrjes të cilat do t’ju ndihmojnë në një masë të kontrolluar në mënyrë që ta kaloni më lehtë procesin e lindjes.
  • Ilaçe kundër dhimbjeve – ekzistojnë shumë ilaçe të cilat mund të jepen gjatë lindjes në mënyrë për të lehtësuar dhimbjen, ilaçe të cilat konsiderohen të padëmshme si për nënën ashtu edhe për fëmijën. Edhe pse nuk mund të sigurojnë një lehtësim të plotë të dhimbjeve, atom und të reduktojnë ndjeshëm dhimbjen me relativisht pak efekte anësore.
  • Analgjezia epidurale dhe spinale - teknika standarte për lehtësimin e dhimbjeve të lindjes.  Zbatohen nga specialist-anesteziolog. Me përdorim të anestetikut local dhe / ose ilaçeve narkotike, mpihen nervat spinale në këtë mënyrë arrihet analgjezia – lehtësimi i dhimbjeve gjatë procesit të lindjes.