fbpx

Ngrirja e qelizave vezore

Me kalimin e viteve tek gruaja, zvogëlohen mundësitë për arritjen e konceptimit. Kjo ndodh sepse pas moshës 35 vjeçare të gruas, numri dhe cilësia e vezëve ulet ndjeshëm.

Në ditët e sotme moderne, progresi më i madh në fertilizimin in vitro është bërë me ngrirjen e qelizave vezore. Dikur, përqindja e mbijetesës së qelizave vezore të shkrira ishte shumë e ulët. Në dekadën e fundit,  mundësitë e metodës për ngrirje të ngadaltë (slow-freeze) dhe vitrifikacion kanë arritur një përparim të madh.

Vitrifikacioni (vitrification) është proces i krioprezervimit (ngrirjes) me krioprotektant dhe me ngrirje shumë të shpejtë pa formuar akull. Vitrifikimi aktualisht aplikohet me krioprezervimin e gameteve, embrioneve dhe indeve ovariane.

Në vitin 1986 ka lindur fëmija i parë nga qelizat e ngrira vezore.

Ekziston një numër i madh arsyesh për ngrirjen e vezëve.

Treguesit mjekësor

Në këtë rast arsyeja për ngrirjen e qelizave vezore janë sëmundjet malinje tek gruaja në disa organe pranë vezoreve  të cilat duhet ti nënshtrohen kimio apo radioterapisë. Arsye mund të jetë edhe kryerja e ndonjë intervenimi i ndonjë sëmundje beninje apo e ndonjë sëmundje të dyshimtë ovariane.

Menopauza e hershme

Nëse pacietj ka një histori familjare për menopauz të hershme , mund ti ngrijë vezët e saj,  në këtë rast ajo i ruan qelizat e saj vezore në rast se edhe tek ajo në moshë të re zvogëlohet apo humbet funksioni i vezoreve.

Fekondimi biomjekësor

Gjatë procedurës së fekondimit biomjekësor, nëse merret një numër më i madh i qelizave vezore, dhe nëse faktori mashkullor është dukshëm keq, në këtë rast qelizat e tepërta vezore mund të ngrihen. Gjatë ciklit të ardhshëm, nëse faktori mashkullor ka një fuqi më të mirë fekondimi, në një moment të caktuar të saktë shkrihen, dhe gjatë procedurës së përsëritur, të fekondohen në mënyrë biomjekësore.

Shtyrja e shtatzënisë

Gratë të cilat për shkak të progresit arsimor, të karrierës apo mungesës së partnerit, vendosin që ta shtyjnë lindjen, mund ti ngrijnë qelizat e tyre vezore në një moshë të re. Në këtë mënyrë rrisin shanset për një shtatzëni të ardhshme.

Dhurimi i qelizave vezore

Gratë të cilat nuk kanë qeliza vezore cilësore, janë kandidadë për fekondim me qeliza vezore të dhuruara. Në procesin e dhurimit të vezëve, gruaja dhuruese është e shoqëruar me testim gjenetik ( skrining gjenetik) dhe të gjitha  ekzaminimet e tjera të parashikuara nga ligji përsa i përket fekondimit të asistuar biomjekësor. Më pas vijon procedura e stimulimit të hormoneve vezore. Bëhet aspirata e qelizave vezore, dhe ato menjëherë ngrihen.  Kur gruaja marrëse do të jetë e gatshme për të mbetur shtatzënë, qelizat vezore shkrihen, pllenohen me materialin e farës sëpartnerit, dhe embrioni i gjeneruar transferohet në mitrën e gruas.

Në çfarë moshe është më mirë që të ngrihen qelizat vezore?

Konsiderohet që mosha më e mirë për ngrirjen e qelizave vezore është ndërmjet moshës 30 – 38 vjeqare të jetës së gruas. Përqindja e suksesit të procedurës së IVF tek gratë e moshës 38 vjeçare  është më e ulët në mënyrë të theksuar se tek gratë më të reja për shkak të procesit natyror të plakjes së qelizave vezore.