fbpx

Anemitë në fëmijëri

Anemia apo gjaku i dobët, zakonisht është çrregullim i gjakut. Ndodh kur zvogëlohet numri i eritrociteve të shëndetshme (qelizat e kuqe të gjakut) apo përqëndrimi i hemoglobinës. Qelizat e kuqe të gjakut, prodhohen në palcën e kockave dhe jetojnë 120 ditë. Hemoglobina është pjesë e eritrocitit përgjegjës për transportin e oksigjenit tek të gjitha indet dhe organet. Përqëndrimi i reduktuar i oksigjenit në inde, hipoksi, është pikërisht arsyeja e shfaqjes së simptomave të anemisë. Kjo mund të shfaqet e izoluar ose në kushte të ndonjë sëmundje tjetër. Shumica e simptomave nuk mund të vërehet tek format më të buta të anemisë, sepse organizmi zhvillon mekanizma kompensuese. Mund të zbulohen vetëm gjatë një kontrolli rutinë.  

Gjatë çdo ekzaminimi klinik të fëmijës duhet të bëni kujdes ndaj:

  • Zbehjes së lëkurës apo sekrecioneve të dukshme
  • Rrahjeve të shpeshta të zemrës
  • Ndjenjës së lodhjes, mungesës së energjisë apo  përqëndrimit
  • Dhimbjes së kokës, marramendjes, veçanërisht kur ngrihet në këmbë
  • Shqetësimit
  • Mungesës së ajrit
  • Ciklit menstrual jo të rregullt për vajzat në pubertet
  • Pengesës së rritjes dhe zhvillimit
  • Vlera e hemoglobinës është e ndryshme në periudha të ndryshme të fëmijërisë.  Më e lartë është në lindje  (Хб>150g/l), më pas ulet gradualisht. Në moshën 2-3 mujore hemoglonbina është rreth 100g/l dhe kjo është një gjendje fiziologjike e cila shfaqet për shkak të jetës së shkurtër të eritrocideve tek foshnjate vogle dhe zakonisht nuk kërkon ndonjë trajtim të veçantë.

Vlerat e hemoglobinës në mosha të ndryshme:

Хб>100g/l          nga 1-4 muaj

Хб>105g/l          mbi 5 muaj

Хб>115g/l          nga 6-15 vjeç.

Arsyet për shkak të të cilave shfaqet anemia janë të ndara në tre grupe kryesore

  1. Prodhimi i pamjaftueshëm i qelizave të kuqe të gjakut në palcën e kockave
  2. Rritja e shkatërrimit të qelizave të kuqe të gjakut (infeksionet, stresi, ilaçet, anomalitë e lindura të qelizave të kuqe të gjakut…)
  3. Rritja e humbjes së gjakut në trup (gjakderdhje acute dhe kronike)

Forma më e zakonshme e anemisë në fëmijëri, është anemia e shkaktuar nga mungesa e hekurit. Ajo ndodh në periudhën e rritjes dhe zhvillimit intenziv, kryesisht për shkak të ushqimit të dobët, të varfër me hekur. Fëmijët ushqimi it ë cilëve përmban pak mish, peshk, vezë, perime jeshile, dhe konsumojnë më tepër qumësht, janë pretendentët për të zhvilluar këtë lloj anemie.

Prandaj tek foshnjat e vogla duhet të futet me kujdes ushqimi pa përmbajtje të qumështit, me qëllim për të plotësuar nevojat e tyre kalorike, dhe në të njejtën kohë të futet sasia e mjaftueshme e hekurit. Në organizmin e të porsalindurit ka 0,5 gr hekur total. Në organizmin e një personi të rritur ka rreth 5gr. Kjo do të thotë se në periudhën e rritjes dhe zhvillimit intenziv, duhet të akumulohet rreth 4,5gr hekur, apo e shprehur në sasi të përditshme rreth 0,8gr. Nëse merret parasysh se akumulohet vetëm 10% e hekurrit të marrë , atëherë doza ditore ësht 8gr. Për të patur një përthithje më të mire të hekurit në organizmin tuaj, është e rëndësishme marrja e vitaminës C, ose konsumi i frutave dhe perimeve të cilat përmbajnë vitaminë me bollëk.

Format më të lehta të këtij lloji të anemisë mund të korrigjohen me regjim të duhur dietik. Futja e ushqimit të produkteve të kafshëve, veçanërisht e produktit të mishit, dhe reduktimin e qumështit , veçanërisht nëse është qumësht lope, me 500ml në ditë, do ta korrigjojë anemone në një masë të madhe. Në të kundërt, është i nevojshëm konsultimi me pediatrin tuaj për ekzaminimin klinik dhe analizat laboratorike të gjakut. Çdo shmangie apo devijim serioz, meriton korrigjimin me preparatë të hekurit, të cilat shpesh jepen në formën e shurupit.

Çdo anemi afatgjatë, kërkon hetim më të thellë dhe më të hollësishëm të shkaqeve dhe natyrës së sëmundjes. Prandaj, nëse fëmija juaj ka anemi për një kohë të gjatë, e cila reflekton në rritjen dhe zhvillimin e tij, konsultohuni me hematolog pediatrik.