fbpx
Shtatzënia sipas javëve

Mjete

Ndjekja e pjellorisëNdjekja e shtatzënisëNdjekja e fëmijës

Gjatë periudhës së shtatzënisë mund të shfaqen probleme të cilat nuk duhen lënë mbas dore. Nëse i ndjeni simptomat e mëposhtme, mos prisni, shkoni menjëherë tek mjeku: gjakderdhje, dhimbje të forta në bark, rrjedhje nëpërmjet vaginës, të vjella të shumta, skuqje, ënjtje dhe dhimbje në një nga gjymtyrët e poshtme, tkurrje të vazhdueshme të barkut të cilat bëhen më të shpeshta dhe më të forta, dhimbje koke si dhe në të njejtën kohë probleme me shikimin, rritje të presionit të gjakut dhe ënjtje të cilat pas pushimit dhe fjetjes nuk lehtësohen, lëvizje të dobëta të fetusit, apo atëherë kur nuk i ndjeni fare lëvizjet e fetusit.