fbpx

Po përpiqeni të mbeteni shtatzënë për një kohë të gjatë?

Kjo nis me idenë për të patur fëmijë. Pas një farë kohe vendosni se ky është momenti i duhur për tu bërë me bebe. Më pas hiqni dorë nga pirja e pilulave antibebi dhe prisni.  Mund të kalojë një muaj apo dy. Akoma nuk keni mbetur shtatzënë. Filloni të shqetësoheni.

Nuk keni përse të shqetësoheni. Dy muaj nuk është aspak periudhë për t’u shqetësuar.

Nëse përpiqeni të mbeteni shtatzënë për një periudhë kohore prej 12 muajsh dhe jeni më pak se 30 vjeç, atëherë duhet të vizitoni një endokrinolog reproduktiv apo një specialist infertiliteti. Nëse jeni më shumë se 35 vjeç, është mirë që të vizitoni një specialist pas gjashtë muajsh nga dita kur keni filluar të provoni të mbeteni shtatzënë.

Para kësaj periudhe nuk ekziston asnjë arsye përse të shqetësoheni

Një çift ka mesatarisht 20-25 % shanse për ngjizje në çfarë do lloj muaji, ndërkohë që pothuajse 2/3 e çifteve mund të kenë ngjizje brenda 6 muajve të parë. Gratë mbi moshën 35 vjeçare, mund të kenë më shumë vështirësi për ngjizje, pasi cilësia dhe sasia e vezëve mund të ndryshojë në këtë fazë të jetës.

Konsultohuni me mjekun tuaj nëse ju i keni simptomat e mëposhtme, ndërkohë që ju po përpiqeni të mbeteni shtatzënë.

  • Cikël menstrual jo të rregullt dhe me dhimbje
  • Dhimbje në pjesën e legenit
  • Intervenin kirurgjik të mëparshëm në pjesën e legenit
  • Diabet apo probleme të përgjithshme me shëndetin

Nëse jeni krejtësisht të shëndetshëm dhe nuk mund të mbeteni shtatzënë brenda një viti, atëherë vizitoni doktorin me qëllim që të përcaktojë shkaqet e mundshme të infertilitetit.

Infertiliteti i femrës – Një e treta e kohës që provojnë gratë për të mbetur shtatzënë, zakonisht kanë problem me ngjizjen. Kjo ndodh për shkak të problemeve të ndryshme me të cilat ato përballen, siç janë bllokimi i tubave fallopianë, endometrioza apo çrregullime të ovulimit.

Infertiliteti i mashkullit -  një të tretën e kohës së tyre, meshkujt përballen me probleme si prodhimi i pakët i spermës apo edhe  mosprodhimi aspak i saj, si dhe me probleme të spermës e cila nuk është në lëvizje (nuk ka aftësi për të lëvizur deri tek qeliza vezore).