fbpx

Mosha e gruas dhe ulja e fertilitetit

Fertiliteti optimal tek gratë është ndërmjet moshës 20 – 25 vjeçare.  Rënia e konsiderueshme e fertilitetit, domethënë, rritja e infertilitetit vjen pas moshës 35 -38 vjeçare të gruas.  Tek të dy gjinitë, riprodhimi  ka një rënie të dukshme mbi moshën 40 vjeçare.

Steriliteti është përgjithësisht në rritje dhe është një problem shumë i madh për riprodhimin e qënjes njerëzore. Incidenca e infertilitetit në botë është ndërmjet 10 dhe 16%. Kështu rreth 40 % e shkakut ndodhet tek mashkulli, përafërsisht, e njejta përqindje i përket dhe gruas, dhe rreth 20% e rasteve janë problemet e përbashkëta riprodhuese , çrregullime të gjendjes normale tek të dy partnerët.

Besohet se në Republikën e Maqedonisë incidenca e infertilitetit është më e madhe se 16%, domethënë, një në gjashtë çifte ka probleme me shtatzëninë.

Shkaqet më të zakonshme të infertilitetit

Shkaqet më të zakonshme të infertilitetit (lidhur kryesisht me moshën) janë: rritja e rasteve të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe sëmundjet inflamatore të pelvikut (legenit). Këtu i referohet kryesisht infeksionit të Chlamydia trachomatis e cila konsiderohet si shkaku kryesor i rritjes së incidencës së infertilitetit tubali.  Një problem domethënës në botë është dhe infeksioni i virusit HIV.  Pjesë e shkaqeve janë dhe problemet e ovulimit, endometriozës, fibroidet uterine, sindroma e ovarit policistik, ...  Reduktimi i frekuencës seksuale për shkak të stilit dhe mënyrës moderne të të jetuarit, zvogëlimi i dëshirës për shtatzëni, reduktimi i rezervës ovariane me kalimin e moshës, marrja e vendimit të lindjes, mesatarisht për dhjetë vite më vonë në lidhje me tendencën para disa dekadave.

Rënia e fertilitetit tek gratë në moshë të rritur

Funksioni i ovarial është i dyfishtë: riprodhues dhe endokrine. Tek vezorja e femrës krijohen dhe piqen qelizat vezore riprodhuese dhe në të njejtën kohë vezorja krijon edhe hormonet femërore, steroidet. 

Në vezoren e fetusit të vjetër pesë muaj, ka rreth 6.800 000 folikula të moçme. Tek vezoret e të përsalindurve ka rreth dy milion fosile të moçme, të cilat deri  gjatë periudhës së adoleshëncës zvogëlohen në rreth 300.000-400.000, ndërsa gjatë pubertetit mbeten 30.000 që do të thotë se rreth 9/10 shkatërrohen. Çdo vit, piqen rreth 13 qeliza vezore, ose 350-500 folikula në të gjithë moshën gjeneruese të gruas.

Sipas statistikave të popullsisë, periudha rreth moshës 15-45 vjeçare, përfaqëson grupin e moshës riprodhuese. Ndërsa mosha mesatare e menopauzës është rreth 51 vjeç, në varësi të predispozicionit gjenetik, racës, statusit socialo-ekonomik, edukimit, peshës trupore, periudhës kur keni patur menstruacionin e parë, apo moshës gjatë shtatzënisë së fundit...

Me kalimin e moshës zvogëlohet edhe sasia edhe cilësia e qelizave vezore, të cilat shpesh ndikojnë në cilësinë e embrioneve.  Rreth 90% e qelizave vezore, tek gratë e moshës mbi 40 vjeçare zakonisht janë anormale.  Shkalla e aborteve në moshën mbi 40 vjeçare është më e madhe se 33%. Sipas statistikave, rastet e shtatzënive anormale tek gratë e moshës mbi 40 vjeçare është 1/38.

Tek gratë e moshës më të rritur (mbi 44 vjeç), rekomandohet si metodë trajtimi dhurimi i qelizave vezë, ose embrion ( nëse ka probleme edhe me faktorin mashkullor).

Me kalimin e moshës gjithashtu rritet rreziku i kromozomeve/ keqformimeve gjenetike tek pasardhësit, si dhe norma e abortit spontan. Edhe vetë shtatzënia tek gratë e moshës mbi 35 vjeçare, mbart një rrezik të madh jo vetëm të abortit spontan dhe gjenetik/ sëmundjeve kromozomale të fetusit, por dhe një rrezik të lartë të rrezikshmërisë së shtatzënisë me shfaqjen e preeklampsisë / eklampsisë, diabetit të shtatzënisë( gestional) , ngadalësimin e rritjes intrauterine të fetusit... Gjithashtu, vetë akti i lindjes është i lidhur me komplikime të shpeshta dhe me një përqindje të rritur duke çuar në lindje me operacion.