Kujdesuni për dhëmbët gjatë shtatzënisë
Nëse keni nevojë për një trajtim të menjëhershëm stomatologjik, patjetër duhet të konsultoheni me stomatologun tuaj nëse duhet të merrni anestezi apo ilaçe të tjera të cilat mund t’a komplikojnë shtatzëninë tuaj.
Disa këshilla për gratë shtatzëna:
Duhet t’a informoni stomatologun që jeni shtatzënë
Patjetër duhet t’a informoni stomatologun në lidhje me shtatzëninë tuaj. Në këtë mënyrë ai do t’a planifikojë më mirë procedurën apo trajtimin tuaj. Por sidoqoftë, më mirë do të ishte që trajtimet stomatologjike më serioze ti përfundoni para se të mbeteni shtatzënë. Konrtrollet e rregullta stomatologjike është mirë t’i kryeni në tremujorin e dytë të shtatzënisë. Shmangni trajtimiet stomatologjike gjatë tremujorit të parë dhe gjysmës së parë të tremujorit të dytë pasi këto janë periudhat më kritike të shtatzënisë dhe mund të ndikojnë në zhvillimin e bebes.
- Mos u ekspozoni ndaj rrezatimeve
Nëse rrezatimi është i nevojshëm, stomatologu do të përdorë mbrojtës gjatë rrezatimit me anë të të cilit do t’ju mbrojë juve dhe beben tuaj. Sot pajisjet stomatologjike (dentare) janë shumë më të sigurta përsa i përket rrezatimit në krahasim me ato të dekadave të mëparshme.
- Mbajtja e rregullt e higjenës
Lajini dhëmbët të paktën dy herë në ditë, nga dy minuta dhe mënjanojini shtresat e mbetura dhe përdorni pe për pastrimin e dhëmbëve të paktën një herë në ditë. Përdorni furçë dhe pastë dhëmbësh cilësore e cila përmban flour. Nëse keni problem me të përzierat gjat mëngjeseve dhe ju ndodh të shpesh të keni të vjella, atëherë gjatë mëngjeseve shpërlajeni gojën me ujë ose me shpërlarës të posaçëm për gojën.
- Shmangni ushqimet e ëmbla
Dëshira për të provuar ushqime të ëmbla gjatë periudhës së shtatzënisë është e shpeshtë. Prandaj, duhet të keni parasyshë se sa më shumë hani ëmbëlsira aq më e madhe është mundësia që dhëmbët tuaj të prishen. Nga ana tjetër, disa baktere të cilat shkaktojnë prishjen e dhëmbëve tek nëna, mund të transferohen edhe tek fëmija. Prandaj, bëni kujdes se çfarë konsumoni dhe në çfarë sasie.
- Konsumoni ushqim të shëndetshëm dhe të ndryshëm
Dhëmbët e parë të fëmijës fillojnë të zhvillohen në muajin e tretë të shtatzënisë tuaj. Ushqimet të cilat përmbajnë produkte të qumështit si djathi dhe kosi, janë një burim i mineraleve bazë dhe janë të mira për dhëmbët, mishrat dhe kockat e fëmijës tuaj.