fbpx

Kur duhet të kryeni bris

Bris (strisho) tek fëmijët duhet të kryhet vetëm kur fëmija ka simptoma – kollë të zgjatur, dhimbje apo acarim të fytit, temperaturë, sekrecione nga hunda me ngjyrë të verdhë apo jeshile. Nëse këto simptoma zgjasin për një kohë të gjatë, ndërkohë që sëmundja nuk ka kaluar, gjendja mund të komplikohet dhe të shfaqet rritje e temperaturës trupore, përparim i dobët i fëmijës, dhe përhapje e infeksionit në zonën përreth. Nuk ka kufizim në moshë. Shumë shpesh merret bris edhe tek të porsalindurit një ditë pas lindjes së tyre për të zbuluar nëse ekziston prania e baktereve.  Brisi është i detyrueshëm nëse fëmija duhet të shkojë në kopësht, për të parë nëse është i shëndoshë dhe se nuk ka problem me shëndetin, dhe nëse mund të marrë pjesë në kopësht. Nëse brisi është negativ dhe tek fëmija nuk ekziston asnjë baktere, atëherë fëmija mund të shkojë në kopësht.

Kur dhe përse merret bris tek fëmijët?

Tek fëmijët zakonisht merret bris nga hunda dhe nga fyti, kur kanë infeksione të shpeshta të fytit dhe të hundës. Sipas nevojës merret edhe tek organet gjenitale, sytë, goja dhe gjuha, veshët. Brisi nuk është një procedurë e domosdoshme për gjetjen e diagnozës dhe trajtimin e mëtejshëm. Kur fëmija të jetë shëruar dërgohet përsëri për të kryer bris, me qëllim për të vërtetuar nëse bakteria është zhdukur krejtësisht. Zakonisht bris merret edhe gjatë kontrolleve sistematike si dhe atëherë kur fëmija regjistrohet në kopësht. Në rast se zbulohet prania e baktereve, ekziston mundësia që ato të përhapen edhe tek fëmijët e tjerë të kopështit, dhe në këtë mënyrë të lindin probleme të cilat vështirë se mund të zhduken. Një baktere e tillë është piogjen streptokok, e cila gjendet në fyt. Kjo baktere trajtohet me antibiotik nga 11 deri në 12 ditë.

Si merret bris?

Kjo nuk është ndonjë procedurë e vështirë dhe as traumatike për fëmijët. Gjithçka që duhet të kryhet është që të merret mostër e vogël e sekrecioneve nga hunda apo nga fyti, me anë të një shkopi të vogël i cili në majë përfundon me pambuk  ose me një pjesë të butë. Më pas, kjo mostër e marrë dërgohet në laborator dhe duhet pritur 48 orë për të parë nëse ekziston prania e bakereve. Nuk keni përse të frikësoheni apo të kryeni ndonjë përgatitje paraprake, kjo është një procedurë rutinë, ashtu sikurse është kontrolli i fytit. Fëmija hap gojën, ndërkohë infermierja merr mostrën nga fyti.

Cilat baktere janë të mira dhe cilat janë këqija?

Për të gjitha bakteret të cilat gjenden në hundë, nuk duhet të shpejtoni për ti trajtuar me antibiotikë. Ka një florë normale në hundë të cilën laboratori nuk arrin ta lexojë. Bakteret patogjene në situata të caktuara mund të shkaktojnë problem. Duhet të theksojmë se edhe rezultati i gjetur nga brisi, as nuk e vendos diagnozën dhe as nuk e hedh poshtë atë. Është e mundur që në momentitn e marrjes bris, sekrecioni të rrëshkasë nëpër fyt dhe bakteret të gjenden edhe aty. Dhe anasjelltas, nëse ka shumë streptokok piogjen në fyt, e njejta baktere mund të gjendet edhe në hundë.

Në varësi të asaj se çfarë rezultatesh do të japë brisi, lëshohet terapija e fëmijës, por është e domosdoshme edhe kryerja e kontrolleve të tjera. Rezultati i këtij kontrolli, duhet të përshtatet me testet e tjera klinike laboratorike. Nuk është e domosdoshme gjetja e diagnozës, por e dëshirueshme. Ndënjëherë është e mundur që rezultati i brisit të japë një pamje ndryshe, pasi çdo gjë varet nga mënyra e marrjes së brisit, në varësi të kohës dhe vendit ku është marrë brisi. Rezultatet  merren pas 24 orësh për të parë nëse ka prani të baktereve dhe dhe plus 24 orë të tjera për të përcaktuar terapinë.