fbpx

Mos jepni antibiotik pa arsye

Asnjëherë mos i jepni antibiotik fëmijës tuaj pa rekomandimin e mjekut! Gjithmonë konsultohuni me të dhe dërgojeni fëmin në kontroll. Shpesh ndodh që kur prindërit kanë ndonjë problem kërkojnë këshilla edhe në farmaci, dhe marrin ilaçe pa recetë.  Mbani mend, asnjëherë mos jepni antibiotik pa rekomandimin e mjekut dhe pa konfirmim se bëhet fjalë për infeksion bakterial. Prindërit gjithashtu nuk duhet të bëjnë krahasime me fëmijët e miqve të tyre. Nëse një antibiotik i caktuar ka reagur mirë tek fëmija e mikut tuaj, kjo nuk do të thotë se nëse keni të njetat simptoma ju duhet të merrni të njejtin antibiotik. Çdo fëmijë është i ndryshëm në vetvete, edhe nëse bëhet fjalë për të njejtën baktere.

Kur mund të jepet antibiotik?

Nuk ka kufizim moshe, por ekziston një kufi në përcaktimin e antibiotikut sipas moshës. Grupi i penicilinave gjysëmsintetike mund të jepen edhe në moshën më të hershme, grupi i antibiotikëve të cilët përmbajnë acid klavulanik – cefaloporin  nuk janë për foshnjat e vogla në 2-3 muajt e parë.praktikisht, të gjithë antibiotikët mund të jepen pavarësisht kufizimit të moshës, vetëm se duhet të bëni kujdes përsa i përket dozës dhe intervalit kohor. Zakonisht, sa më i vogël të jetë fëmija, distanca ndërmjet dy trajtimeve duhet të jetë më e madhe.

Kur reagojnë antibiotikët dhe kur jo?

Kur jepet antibiotik për shkak të infeksionit viral, nuk do të ketë asnjë efekt prej tij.  80% e infeksioneve respiratore tek fëmijët janë të shkaktuara nga viruset. Vetëm në 20% të rasteve kërkohet terapi me antibiotikë.  Para se të vendosim për antibiotik, përveç gjendjes klinike është mirë që të bëhet test laboratorik, të cilat do të na bëjnë të ditur nëse bëhet fjalë për virus apo baktere.  Do të ishte akoma më mirë nëse mund të bëhen teste mikrobiologjike dhe kryerja e brisit (strishës). Sigurisht, duhet të prisni 2-3 ditë dhe të mos nxitoni në dhënien e terapisë. Me kryerjen e këtyre kontrolleve apo testeve, përveç faktit që do të gjendet bakteria, do të mund të shohim edhe se si është ndjeshmëria e saj ndaj antibiotikëve, ndaj cilëve antibiotikë reagon dhe në cilët jo, dhe në këtë mënyrë do të mund të jepet terapia e përshtatshme. Në rast se parametrat me siguri na tregojnë se bëhet fjalë për infeksion bakterial, mund të lëshojmë antibiotik pa patur nevojë për kryerjen shtesë të testeve laboratorike dhe mikrobiologjike.

Sa kohë merren antibiotikët?

Zakonisht, antibiotikët jepen 7-10 ditë, megjithatë kjo nuk varet nga lloji i antibiotikut por nga problemi i cili duhet të trajtohet. Fëmijët mund të krijojnë rezistencë ndaj antibiotikut. Zakonisht ajo krijohet në mënyrë artificiale, nuk ka rezistencë natyrale ndaj antibiotikëve, ajo fitohet me kohën. Kjo rezistencë fitohet për shkak të përsëritjes së dhënies në mënyrë të parregullt të antibiotikut në raste kur nuk keni nevojë. Nëse japim antibiotik atëherë kur nuk duhet, organizmi bëhet rezistent, dhe atëherë kur duhet ta merrni, ai nuk do të reagojë në mënyrën e duhur. Rezistenca mund të krijohet edhe në mënyrë tjetër, nëse antibiotiku jepet në doza të papërshtatshme (shumë të vogla), apo nëse jepet në afat kohor më të shkurtër nga afati i duhur. Prindërit nuk duhet ti japin fëmijës antibiotik 2-3 ditë, dhe kur gjendja të jetë përmirësuar ta ndërpresin atë. Në këtë mënyrë vetëm sa do të fshihet bakteria dhe nuk do të zhduket krejtësisht, duke bërë të mundur në këtë mënyrë rishfaqjen e saj duke shaktuar një infeksion të ri.  Këtë herë ajo do të jetë rezistente ndaj antibiotikut të cilin herën e kaluar e dhamë në mënyrë jo të rregullt dhe të papërshtatshme.  Gjithashtu, rezistenca shfaqet edhe nëse marrim antibiotik në një interval të papërshtatshëm, në rast se duhet të merret në 8 orë, ju duhet të kujdeseni dhe ta respektoni këtë interval kohor.

Çfarë ndodhë nëse tek fëmija do të shfaqet alergji për shkak të antibiotikut?

Tek disa fëmijë është e mundur edhe ndjeshmëria alergjike ndaj disa antibiotikëve e cila zakonisht manifestohet si reaksion i lëkurës. Por, mund të shkaktojë edhe reaksion më të rëndë gjatë të cilës mund të ndodhin probleme me frymëmarrjen dhe zemrën. Në raste të tilla duhet të kryhen analiza shtesë për të parë nëse antibiotiku është shkaku i këtij reaksioni. Nëse vërtetohet se ky antibiotik është shkaku i shfaqjes së reaksionit, atëherë ai do të zëvendësohet me një antibiotik të një grupi tjetër.