fbpx

Ndani kohë për familjen tuaj

Kohët e fundit, fëmijët gjithnjë dhe më tepër janë të ‘zënë’ me teknologjinë bashkëkohore si kompjuter, lap top, tablet, ndërsa prindërit të lodhur nga orët e gjata në punë, pothuajse nuk ju kushtojnë vëmendje atyre.

Komunikimi është një mjet thelbësor për funksionimin e shëndetshëm dhe pozitiv familjar. Gjithashtu, komunikimi është i një rëndësie të madhe për marrëdhëniet ndërmjet çiftit, prindit dhe fëmijët. Komunikimi është shumë më tepër se thjeshtë të folurit, ajo kryesisht nënkupton ndërrimin e ideve, demostrimin dhe shprehjen e dashurisë dhe ngrohtësisë, dhe respektin e ndërsjelltë.

Komunikimi me fëmijët

Komunikimi në familje duhet të jetë i qartë, i drejtpërdrejtë dhe pozitiv. Mënyra se si prindërit komunikojnë me fëmijët e tyre, ndryshon me kalimin e viteve. Toni që përdoret përgjatë komunikimit me bebe apo fëmijë të vegjël, është krejt ndrysha nga a ii cili përdoret me adoleshentët. Për shembull, foshnjat dhe fëmijët e vegjël janë të përkëdhelur, ndërsa fëmijët të cilët janë 4-5 vjeç, duhet ti përgjigjeni pyetjeve të tyre të shpeshta si ‘çfarë’, ‘si’, ‘përse’ , ndërsa fëmijëve të moshës 9-10 vjeçare duhet ti parashtroni pyetje të qarta. Ndërsa adoleshentët duhet të ndihen të mbështetur, komod dhe të ndjejnë se prindi i kupton siç duhet, në mënyrë që ata të mund të komunikojnë dhe të happen me prindërit e tyre.

Bebet dhe fëmijët më të vegjël

Bebet janë më të ndjeshëm ndaj tonit dhe forces së zërit të nënës. Bebja mund të fillojë të qajë nëse nëna i thotë ‘jo’ apo ‘nuk mundet’, pork y më tepër është një reagim i tonit të lartë të zërit të nënës se kuptimi i këtyre fjalëve.  Prandaj, prindërit duhet të jenë më të vëmendshëm me përdorimin e tonit të tyre të zërit. Bebet dhe fëmijët e vegjël duan të kalojnë më tepër kohë në krahët e prindërve të tyre, në mënyrë që të ndihen më të sigurt, të mbrojtur dhe të dashur. Përqafimi është mënyra e përsosur e komunikimit për ti treguar fëmijës tuaj se sa e doni. Gjithmonë, fëmijët përshtaten me moshën e fëmijëve të tyre, flasin në mënyrën e tyre, dhe ju shërbejnë atyre me këngë dhe melodi të shumëllojshme për t’iu dhënë udhëzime fëmijëve të tyre. Shumë shpesh fëmijëve ju jepen detyra për të kryer, por në formën e këngës apo melodies të cilën ata e pëlqejnë më tepër. Kjo është një metodë positive dhe funksionale sepse i kujton fëmijët që të kujtojnë udhëzimet dhe rregullat në mënyrë interesante duke i bërë ata më të hapur për bashkëpunim. Gjithashtu, me qëllim për të përmirësuar fjalorin, rekomandohet që prindërit të bisedojnë me fëmijët e tyre edhe pse e dine se ndonjëherë ata nuk mund ti kuptojnë.

Nga mosha 5 vjeçare deri në moshën e adoleshencës

Fëmijët e moshës shkollore, kalojnë më tepër kohë në shkollë se në shtëpi, prandaj, nëse doni të komunikoni më tepër me ta, duhet të mundoheni të gjeni më tepër kohë dhe të përpiqeni më tepër për t’ju kushuar atyre vëmendje cilësore. Mos harroni se fëmijët e kësaj mushe nuk duan që ti trajtoni si foshnja, prandaj duhet ta ndërroni tonin e zërit kur ju drejtoheni atyre. Mënyra më efektive për të komunikuar me këta fëmijë, është komunikimi i drejtpërdrejtë dhe i qartë, pa pyetje dhe komente të hapura, përveç pyetjeve të pastra dhe të qarta se si e kanë kaluar ditën në shkollë apo në shtëpi. Në këtë periudhë të jetës, fëmijët nuk janë aspak të ndjeshëm ndaj fuqisë së zërit tuaj, por më tepër i kushtojnë vëmendje asaj se çfarë doni ti thoni. Prandaj, përpiquni që të mos mërziteni apo të zhgënjeheni kur nuk ju pëlqejnë veprimet e tyre. Sa here që të ndiheni krenarë me fëmijën tuaj, tregojeni atë hapur duke e mbështetur sjelljen dhe veprimin e tyre.

Adoleshentët

Vitet e adoleshencës janë momentet kur fëmijët tuaj bëhen më të pjekur dhe kërkojnë më tepër pavarësi.  Gjatë këtyre viteve ata bëhen më të mbyllur dhe më të tërhequr dhe me shumë vështirësi mund të happen me prindërit e tyre. Prandaj, prindërit duhet të bëjnë më tepër përpjekje dhe ti lavdërojnë, për ti bërë ata të ndihen më rehat dhe të rrisin besimin në vetvete. Nëse vëreni se fëmija nuk e ndjen atë flet, mos e sforconi më tepër, por vetëm tregojini se ju intereson mënyra se si ndihet. Tregoni më tepër interes ndaj tyre, dhe jepini atyre kohë për çdo gjë. Fitimi i besimit të fëmijëve është një process i gjatë dhe kompleks i cili fillon që në fëmijërinë e hershme. Dr. Ortakov, psikjatër, fillimisht këshillon të dëshironi dhe të mundoheni ti kuptoni ndjenjat e tyre,  para se ti gjykoni, ose ti detyroni që të bisedoni me ta, në vend që ata ta bëjnë vetë këtë gjë. Parashtrojini atyre pyetje dhe ndiqni fjalët dhe gjestet e tyre dhe zgjidhni kohën dhe momentin e duhur për të biseduar me ta. Pavarësisht nga situate në të cilën ndodhen ata, asnjëherë mos i sulmoni me pyetje.

Përse është i rëndësishëm komunikimi?

Komunikimi nuk është vetëm shkëmbimi i fjalëve, ai nënkupton ndjenjat dhe kuptimin e tyre madje edhe pa thënë asnjë fjalë.  Pikërisht kjo nuk mund të arrihet duke qëndruar para kompjuterit dhe telefonit gjatë gjithë kohës. Komunikimi familjar e mëson fëmijën se si të komunikojë më tej në jetë, në mënyrë verbale apo jo verbale, pasi komunikimi jo verbal është një aspekt themelor i komunikimit ndërmjet njerëzve dhe kafshëve.