fbpx

Kujdesi i fëmijëve të lindur para kohe

Termi lindje e parakohëshme nënkupton lindjen para javës së 37 të shtatzënisë. Kur përmendet ky term, shpesh i referohet fëmijëve të lindur me peshë trupore të ulët, ku i gjithë problem është në trajtimin e tyre për të rritur peshën trupore dhe për të arritur peshën normale. Por kjo nuk është e vërtetë, pasi organet dhe funksioni i tyre  tek këta fëmijë janë të pazhvilluara. 

Arsyet që çojnë në lindjen e parakohëshme mund të jenë për shkak të nënës, për shkak të rritjes së peshës trupore, pirjes së duhanit, apo të alkoolit, presionit të lartë të gjakut, infeksionet, çrregullime të placentës, depresioni, diabeti si dhe shtatzënia me më shumë fetuse.

Si trajtohen këta të porsalindur dhe cilat problem shfaqen zakonisht tek ta?

Në rast të lindjes së parakohëshme, është mirë që kjo të kryhet në një institucion i cili ka mundësi ta kryej trajtimin e këtyre fëmijëve. Lindja e këtyre të porsalindurve, ka nevojë për një koordinim të ekipit të obstretikës dhe ekipit të neonatologjisë gjatë momentit të lindjes, më saktë përgatitja për ringjallje (reanimimin e të porsalindurit) dhe më pas vendosja e tyre në për marrjen e kujdesit intenziv dhe terapisë.

Tek fëmijët e lindur para kohe mund të shfaqen probleme pothuajse në të gjitha organet dhe sistemet. Ashpërsia e këtyre çrregullimeve është më e theksuar nëse kanë lindur me më pak javë të shtatzënisë, zakonisht shfaqen tek fëmijët e lindur para javës së 32 të shtatzënisë.

Më të theksuara janë problemet që kanë të bëjnë me frymëmarrjen të cilat manifestohen me vështirësi apo me ndërprerje të frymëmarrjes, me prirje ndaj infeksioneve dhe gjakderdhje, verdhëz të theksuar.

Fëmija i lindur para kohe, trajtohet nën kushtet e kujdesit intenziv për fëmijët e lindur para kohe. Kjo karakterizohet me një teknikë të përshtatshme dhe me një personel të specializuar për këtë lloj trajtimi. Teknika përbëhet nga inkubatorë, aparatë për frymëmarrje artificiale, monitor për ndjekjen e funksioneve vitale, pompa për dozimin e saktë të lëngjeve, terapi medikamentoze specifike (surfaktan), etj.

Kur nxirren nga inkubatori fëmijët e lindur para kohe?

Që fëmijët të nxirren nga inkubatori duhet të jenë me funksione bazë të qëndrueshme, si dhe të kenë arritur të paktën një peshë trupore prej 1.600 gram, me një vlerësim se mund ta kontrollojnë temperaturën e trupit.

Çfarë komplikimesh dhe problemesh mund të shfaqen pas trajtimit?

Pas përfundimit të trajtimit është e domosdoshme që këta fëmijë të ndiqen nga një ekip konsultativ i përbërë nga pediatër, neurolog, pulmolog, okulist (oftalmolog) dhe specialist të tjerë nëse është e nevojshme. Që në fillim duhet të dihet se trajtimi i fëmijëve të lindur para kohe ka një mundësi reale që të ketë zhvillim fizik dhe shëndetësorë gjatë gjithë jetës. Pavarsisht këtij fakti, në një përqindje të caktuar mund të shfaqen problem të caktuara të shkaktuara nga papajekuria dhe aplikimi i procedurave të caktuara terapeutike. Në periudhën pas trajtimit ka mundësi të ketë më shumë ndjeshmëri ndaj funksioneve të sitetemit të frymëmarrjes (virale ose bakteriale) me një gjendje më të rëndë klinike ndryshe nga fëmijët e tjerë.

Një përqindje e të cilëve kanë patur ndryshime klinike apo ekografike të verifikuara të trurit, janë të mundshme çrregullime neurologjike në jetën e tyre. Mund të kenë probleme me të mësuarin, sjelljen, të folurit, dhe në rastet më të rënda mund të kenë vonesa mendore apo paralizë cerebrale. Marrja e terapisë me oksigjen mund të ketë pasoja edhe në zhvillimin e renitopatisë tek të porsalindurit për shkak se është i nevojshëm skriningu për të ashtuquajturën retinopatia e fëmijëve të lindur para kohe. Për këtë arsye kontrollet tek këta fëmijë duhet të kryhen më shpesh, duke filluar nga kontrollet rutinë për të parë progresin e fëmijës si dhe deri tek kontrollet e veçanta (ekografike).

Si ushqehen këto fëmijë?

Nëse gjendja e lejon është mirë që të fillohet sa më shpejtë të jetë e mundur me ushqimin nëpërmjet gojës (ushqim minimal enteral), në mënyrë që sistemi digjestiv të mund të stimulohet për të funksionuar.  Në fillim është i nevojshëm më shpesh ushqimi intravenoz për dhënien e lëndëve të nevojshme ushqyese. Për shkak të refleksit të pazhvilluar të thithjes së gjirit dhe gëlltitjes, metoda tjetër e të ushqyerit është nëpërmjet sondës. Kur këto reflekse të jenë zhvilluar, fillohet me ushqimin nëpërmjet shiringës ose shishes me biberon. Ushqimi më i mirë për fëmijët e lindur para kohe , është qumështi i gjirit, dhe më pas qumështi i adaptuar posaçërisht për këta fëmijë.

Si duhet të jetë kujdesi shtëpiak për fëmijët e lindur para kohe?

Mjedisi në të cilin qëndrojnë duhet të jetë vazhdimisht i pastër, temperatura 24-26˚C, një theks i veçantë  jepet mbrojtjes ndaj infeksioneve (duke e mbajtur larg ndaj kontakteve me persona të sëmurë). Dysheku i krevatit në të cilin flë fëmija duhet të jetë i fortë, ndërsa koka në pozicion pak më të ngritur dhe të kthyer në anë, në mënyrë që të mos e nxjerrë ushqimin, edhe në rast se kjo gjël ndodh, koka e fëmijës e kthyer në anë, nuk lejon që fëmija të mbytet nga nxjerrja e ushqimit.