fbpx

Kujdesi i foshnjave pas lindjes

Lindja kryhet në sallën e lindjes (hapësirë e dedikuar posaçërisht për lindje). Këtu merren të gjitha masat e nevojshme për sigurimin për përshtatjen normale të fëmijës tuaj me botën e jashtme. E qara e parë është në fakt marrja frymë e parë në mënyrë të pavarur, bashkë me rrahjen e zemrës, ngjyrën e lëkurës, lëvizjet (aktiviteti i refleksit) dhe tonifikimi muskulor janë parametrat të cilat përballen me testin e parë të porsalindurit (Apgar score). Kryhet menjëherë pas lindjes, në minutën e parë të jetës dhe përsëritet në minutën e pestë, dhe me këtë test bëhet vlerësimi i gjendjes së foshnjes dhe nevoja për të marrë masa shtesë. Shumica e të porsalindurve vlerësohen 7-10.  Në dorën e bebes vendoset një shenjë identifikuese me numrin e protokollit të lindjes dhe e njejta gjë vendoset edhe në dorën e nënës dhe shërben për të konfirmuar identitetin e fëmijës.

Menjëherë pas lindjes së fëmijës, nëse lindja është kryer spontanisht pra lindje natyrale, fëmija vendoset mbi gjoksin e nënës (kontakti skin to skin) dhe vendoset në gjirin e nënës me qëllim për të stimuluar prodhimin e qumështit dhe për të krijuar një lidhje emocionale ndërmjet nënës dhe fëmijës.

Nëse lindja kryhet me anestezi apo me ndërhyrje cezariane, kontakti kryhet 2-3 orë pas lindjes në dhomën e zgjimit ose në dhomën e spitalit.

Më pas nëse fëmija është në gjendje të mirë, me anë të një karrocë për ngrohje e marrin infermieret e departamentit të neonatalogjisë, i vendosin në departament dhe i marrin masat e para antropologjike të fëmijës tuaj (pesha, gjatësia, perometri i kokës dhe i gjoksit).

Për fëmijët e lindur në afatin e parashikuar dhe në gjendje shëndetësore të mirë, rekomandohet përkujdesje sipas parimit të Rooming in, domethënë qëndrim i fëmijës 24 orë në dhomën e nënës dhe menjëherë vendosje të ushqyerit me gji.

Në dy orët e para pas lindjes, fëmija merr vaksinën e Hepatitit B si dhe merr vitaminën K e cila është e rëndësishme për të parandaluar gjakderdhjen serioze tek të porsalindurit. Hepatiti B është një sëmundje e cila prek mëlçinë dhe transmetohet tek fëmija gjatë shtatzënisë ose gjatë lindjes. Prandaj, pak kohë pas lindjes aplikohet vaksina e Hepatitit B. Larja e fëmijës shtyhet 2-3 orë pas lindjes në mënyrë që të parandalohet humbja e nxehtësisë.

Kur fëmija dërgohet në dhomën e nënës, menjëherë duhet të fillëjë të ushqehet me gji.  I gjithë trajnimi dhe teknika e kujdesit ( gjumështi i gjirit, teknikat e të ushqyerit me gji, kujdesi ndaj fëmijës, etj) kontrollohet nga infermieret e specializuara të neonatalogjisë. Infermieria kryen vizita në dhëmën e nënës çdo orë ose sipas nevojës, nëse thirret nga ana e pecientëve.  Gjatë qëndrimit të tyre në spital, fëmija kontrollohet çdo ditë nga mjeku pediatër dhe e informon nënën dhe familjen për gjendjen e fëmijës.

48-72 orë pas lindjes së fëmijës kryhet TSH skrining ( skrininggg hormonal për zbulimin e hershëm të sëmundjes së gjendrës tiroide) e cila kryhet me anë të disa pikave gjak nga thembra e fëmijës në një letër të veçantë. Nëse rezultati është negativ, pas 2-3 javësh kontaktohet nëna dhe babai për përsëritjen e këtij testi. Pas një muaji prindërit duhet ta sjellin fëmijën për kontroll ortopedik me ultratingull (kontroll për zhvendosjen së lindur të kockës së mbikofshës).