fbpx

Muaji i 8

Të folurit: Imiton një gamë më të gjërë të tingujve. Përgjigjet ndaj tingujve të cilët i njeh duke kthyer kokën dhe trupin.

Memorja: Arrin t’i përgjigjet frazave të njohura për të me anë të gjesteve: ngre duart lartë kur dëgjon ‘opa!’.

Lëvizje fine: I hap gishtat vetë dhe mund të lëshojë apo të hedhë artikuj të vegjël.

Lëvizje të ashpra: përmirësohet koordinimi dhe fëmija fillon të zvarritet, dhe zakonisht në fillim zvarritet mbrapsht, duke e tërhequr trupin nga mbrapa.

Ushqimi: Mund të fillojë të pijë në gotë, dhe çdo herë dhe më pak mund ta derdhë atë dhe të laget. Ushqimi duhet të vazhdojë të miksohet mirë në formë pureje.

Fjetja: Mëson të qëndrojë zgjuar. Nëse është nervoz, fle me shumë vështirësi.