Infertiliteti
Një nga arsyet më të shpeshta për uljen e normës së lindjeve është norma e rritjes së infertilitetit. Në përgjithësi, infetiliteti është në rritje në mbarë botën, dhe ky fakt përbën një problem të rëndësishëm në riprodhimin modern njerëzor. Infertiliteti është një problem intim i çiftit i cili padyshim ndikon në jetën e tyre të përbashkët.
Në ditët e sotme infertiliteti konsiderohet i dyshimtë dhe se çifti duhet të fillojë me kryerjen e ekzaminimeve dhe trajtimeve. Në rast se keni marrëdhënie të rregullta seksuale dhe nuk përdorni kontraceptivë dhe nuk keni arritur fertilitet për një periudhë prej 18 muajsh, atëherë mund të dyshohet për infertilitet. Tek meshkujt dhe femrat e një moshe më të pjekur, ekzaminimi fillon pas gjashtë muajsh.
Shkalla e infertilitetit në botë është ndërmjet 10-16%. Nga e cila rreth 40% e shkakut ndodhet tek meshkujt. Përafërsisht e njëjta pjesë i takon dhe gruas, dhe rreth 20% e rasteve janë problemet e përbashkëta riprodhuese, çrregullime të gjendjes normale tek të dy partnerët. Fertiliteti optimal tek gruaja është ndërmjet moshës 20-25 vjeçare. Reduktimi i fertilitetit në mënyrë të konsiderueshme vjen pas moshës 35 ose 38 vjeçare tek gruaja. Tek të dy gjinitë, riprodhimi bie dukshëm pas moshës 40 vjeçare.
Në republikën e Maqedonisë, konsiderohet se rasti i infertilitetit është më i lartë se 16% , d.m.th, çdo çift i gjashtë ka problem me fertilitetin.