fbpx

Karakteristike është që në javën e tetë, është e theksuar  jo vetëm ndjenja e aromës dhe shijes tuaj, por në të njejtën kohë është e zhvilluar edhe ndjenja e shijes së bebes tuaj. Në javën e tetë duart dhe këmbët e emrionit tuaj zgjaten dhe bëhen gjithnjë dhe më të përcaktuara, gishtat fillojnë të formohen. Sytë e embrionit tashmë janë më të dukshme. Zemra pompon 150 rrahje në minutë, dy herë më shpejtë se tek personat e rritur.

Madhësia e fëmijës tuaj është sa një mjedër

Pesha mesatare është 1 gram, ndërsa gjatësia është rreth 8-11 mm. Gjatë kësaj jave rritet nga 1 mm në ditë.

Fëmija juaj në javën e tetë

• Kapakët i mbulojnë sytë
• Zhvillohet fillimi i gishtave të duarve dhe të këmbëve
• Zhduket pjesa e dalë e kërbishtit në trupin e bebes
• Zhvillohet ndjenja e shijes dhe aromës
• Fillojnë të formohen muskujt dhe shtresat e lëkurës

Simptomat e shtatzënisë në këtë javë

• Rritje dhe ndjeshmëri të gjinjve, si rezultat i rritjes së qelizave të cilat prodhojnë qumështin
• Lodhje dhe / ose të përziera. Rënie të presionit të gjakut e cila është një gjendje normale gjatë periudhës së shtatzënisë dhe shkaktar i ndjenjës së lodhjes.
• Dhimbje të lehta. Shfaqen për shkak të shtrirjes së ligamenteve në bark si rezultat i rritjes së mitrës.
• Probleme me tretjen e ushqimit, kapsllëkun, fryerjen e barkut dhe thartirat
• Rritje të ndjeshmërisë ndaj aromave

Këshillojmë

Nëse deri tani nuk e keni kryer kontrollin e parë tek gjinekologu, tani është momenti dhe koha e duhur.

Pini sa më tepër ujë.

Lexoni përse duhet të ushqeheni shëndetshëm.