fbpx

Vetëdija: I përgjigjet me buzëqeshje reflektimit të vet në pasqyrë. E ndërpret ushqimin me gji për të dëgjuar zërin e prindit.

Të folurit: Belbëzon. Artikulon në mënyrë të stimuluar tinguj kur dëgjon të folura.

Lëvizje fine:  Zgjat duart kur doni ti jepni ndonjë lodër apo ndonjë artikull.  Kur qëndron shtrirë në shpinë, i lëviz të dyja duart së bashku.

Lëvizje të ashpra: Mbështet këmbët në sipërfaqe të forta.  Nëse e lini të qëndrojë shtrirë barkas, mundohet ta ngrejë kokën. Rritet forca e lëvizjes së këmbëve (veçanërisht në pjesën e gjurit dhe të pelvisit).

Shqisat: Kur do që të flasë, belbëzon dhe qeshë. Nëse nuk përgjigjet, kjo mund të jetë një shenjë se fëmija mund të ketë problem me dëgjimin. Lëvizja e syve duhet të jetë në një linjë, dhe duhet të arrijë të fokusojë gjëra apo artikuj.