fbpx

Java e 32.

Fëmija është i kthyer me kokë poshtë, me qëllim që lindja spontane të zhvillohet normalisht, domethënë, koka e foshnjës futet në kanalin e lindjes. Edhe pse mendoni se keni akoma kohë, vogëlushi juaj është i përgatitur për jetën në botën e jashtme ( në rast se lindja ndodh para kohës së planifikuar). Trupi juaj përgatitet për rolin më të bukur – ushqyerjen me gji.

E rëndësishme:
Gjatë muajit të 9 kontrollet janë më të shpeshta si dhe kryhet kardiotografia (CTG) me anë të së cilës regjistrohen rrahjet e zemrës së bebes. Përveç kësaj regjistron edhe kontraktimet e pranishme të mitrës si dhe kohëzgjatjen dhe shpeshtësinë e tyre. Kjo ka për qëllim vlerësimin e gjendjes së fetusit, furnizimin e tij me oksigjen dhe nëse gjatë shfaqjes së kontraktimeve ndërpritet furnizimi i fetusit me gjak.  CTG –ja kryhet gjatë tremujorit të fundit dhe gjatë lindjes.

 

Fëmija juaj ka madhësinë e një kungulli

Gjatësia mesatare e bebes tani është rreth 42.5 cm, ndërsa pesha mesatare rreth 1.700 gram.

Foshnja në javën e 32

Shumica e fëmijëve pozicionohen me kokë poshtë.

Janë të zhvilluara dhe funksionojnë të gjitha shqisat.

I hap sytë gjatë kohës që është zgjuar.

Nën lëkurë formohet indi dhjamor.

Simptomat të cilat zakonisht janë të pranishme në këtë javë

Kontraktimet Braxton Hicks       

Zmadhim të gjinjëve dhe thitha të errësuara

Probleme me frymëmarrjen. Fëmija ushtron presion në mushkëri, prandaj nuk mund të mbusheni mire me frymë.

Rritje të rrjedhjes vaginale. Trupi përgatitet për procesin e lindjes dhe rrjedhja vaginale ju mbron nga infeksionet.

Këshillojmë

Regjistrohuni në kurs për të mësuar frymëmarrjen e duhur

Mendoni nëse do të ruani qeliza embrionale

Plotësojeni listen e gjërave të nevojshme për beben