fbpx

Termi prerje cezariane nuk është krijuar për shkak të komoditetit, sikurse dhe mendohet zakonisht. Për origjinën e kësaj shprehje ekzistojnë disa legjenda. Sipas njërës prej tyre, me prerje cezariane ka lindur perandori romak Cezar, për këtë arsye rrjedh edhe emri Cezare.  Sipas një versioni tjetër,  prerja cezariane e mori këtë emër për shkak të gjermanit Krajzershnit (Kaizershnitt), i cili e ndihmoi gruan e tij të lindë në këtë mënyrë, sepse për disa ditë me rradhë nuk mundi të lindë në rrugë vaginale (në mënyrë spontane). Prerjen që bëri ai e quajtën prerje Kaiser, që do të thotë lindje cezariane.

Të dhënat e para të besueshme për krijimin e prerjes cezariane tek gruaja e gjallë, janë të lidhura me emrin e kirurgut dhe obstetër francez, Zhakis Gilemukona (Jaquesa Guillemuecona), në vitin 1571 në Paris.  Teknika e prerjes cezariane në ditët e sotme, është një variant i cili aplikohet që nga viti 1927 nga Dorfler (Doerfler).