fbpx
Shtatzënia sipas javëve

Mjete

Ndjekja e pjellorisëNdjekja e shtatzënisëNdjekja e fëmijës

Kontroll: Kontroll i rregullt vjetor. Kryeni kontroll tek dentist çdo 6 muaj. Mund të fillojë  të mere fluorid për të parandaluar kariesin dentar.

Ndërgjegjësim: Kuptojnë marrëdhëniet ndërmjet objekteve. I rendit lodrat sipas formës dhe ngjyrës. Në moshën tre vjeçare ka arsyetim linear, dhe akoma nuk mund ti shohë gjërat nga dy kënde.

Të shprehurit: Mund të ndjekë tregime më të komplikuara dhe mund të mbajë mend shumë ide nga librat.  I tregomn ngjyrat në mënyrë të saktë.

Kujtesa: Më tepër fokusohet në aktivitete si lexim dhe vizatim. Tregon sa vjeç është, por nuk është i vetëdijshëm se sa zgjat një vit.

Këshillë: Mos prisni që fëmija të flasë në mënyrë të përsosur. Nëse mundohet me ndonjë fjalë, ndihmojeni duke folur ngadalë dhe me qetësi. Ngadalësojeni të folurën dhe mos ia ktheni vëmendjen tek vështirësitë e tij.   Ndihmojeni fëmijën të përdorë fjalë për të rritur shprehitë e ndjenjave.

Lëvizje fine: E mban lapsin në pozicionin e duhur për të shkruajtur. Vizaton me laps dhe shkumës. Vizaton linja vertikale dhe horizontale, por mundet edhe ti bashkojë ato. Mund të përdorë gërshërë për të prerë letra nën mbikqyrjen e prindit apo të një personi tjetër të rritur. Mund të rendisë gjëra apo pjesë më të mëdha. Në moshën tre vjeçare fëmija ka koordinim të mjaftueshëm për të luajtur instrument muzikor të thjeshtë.

Lëvizje të ashpra: Ecja e tyre bëhet e ngjashme me ecjen e të rriturve, dhe fëmija ecën në thembra- gishtërinjë. I emëron këmbët kur ngjitet diku. Kur është në lëvizje mund të bëjë edhe veprime të tjera, mund të hedhë topin kur është duke vrapuar, ose mund të hajë akullore kur është duke ecur. Përkulet lehtë pa u rrëzuar. Goditë topin në drejtimin e dëshiruar. Nget shumë mire biçikletën.

Të ushqyerit: Ka luhatje të oreksit, ndonjëherë mund të kapërcejë ndonjë vakt. Mos përgatitni ushqim të posaçëm për të, mësojeni të sillet siç duhet në tavolinë, ti përdorë aksesorët në tavolinë dhe të qëndrojë ulur deri sat ë ketë mbaruar me ushqimin. Në ditëlindjen e tretë, zakonisht di të ushqehet edhe me pirun, por nuk e përtyp apo kafshon mirë ushqimin.

Kryerja e detyrave: Është ndihmësi i vërtetë i mamit, rregullon shtratin, vendos gjërat në vendin e tyre kur ato janë rrëmujë. Kur ndodhet në kuzhinë, sigurisht që ka nevojë për mbikqyrje.