fbpx
Shtatzënia sipas javëve

Mjete

Ndjekja e pjellorisëNdjekja e shtatzënisëNdjekja e fëmijës

Të gjitha shqisat e fëmijës janë të zhvilluara. Ju ndiheni të hutuar dhe të shkujdesur. Kjo është diçka mëse normale. Në fillim të javës së 31 i keni të njejtat simptoma, mundet që disa prej këtyre simptomave të jenë me një intensitet më të madh.  Ashtu siç barku juaj bëhet gjithnjë dhe më i madh, ndjeni sikur nuk mund të funksiononi në atë hapësirë. Mundësojini vetes pak pushim i cili do t’ju ndihmojë t’i rimbushni bateritë tuaja për periudhën e ardhshme.

 E rëndësishme:

Me kryerjen e kontrollit me ultratingull në tremujorin e tretë (java e 30-34), kontrollohet rritja e saktë dhe proporcionale e fëmijës. Zbulohet nëse ka ngadalësim në rritjen e fëmijës. Me ndihmën e Doppler-it, analizohet nëse qarkullimi i gjakut nëpër kordonin e kërthizës tek fëmija është e mjaftueshme, nëse nuk është, kur është koha përshtatshme për ta përfunduar shtatzëninë, si dhe në të njejtën kohë fëmija të jetë i shëndetshëm.

 

Fëmija juaj ka madhësinë e një ananasi.

Gjatësia mesatare e bebes tuaj është rreth 41 cm, ndërsa pesha mesatare rreth 1.500 gram.

Foshnja në javën e 31

Organet tashmë janë krejtësisht të formuara, përveç pjekjes së mjaftueshme të mushkërive.

Zhvillim intenziv i trurit dhe i nervave.

Bebja e syrit reagon në dritë.

Simptomat të cilat zakonisht janë të pranishme në këtë javë

Probleme me frymëmarrjen. Fëmija ushtron presion në mushkëri.

Kontraktimet Braxton Hicks. Pini sasi të mjaftueshme të ujit.

Gjinjë të ndjeshëm. Tek disa nëna të ardhshme tashmë është krijuar kulloshtra (qumështi i parë i fëmijës).

Urinim i shpeshtë. Fëmija ushtron presion në fshikëzën e urinës.

Dhimbje shpine. – ashtu siç vazhdon të rritet fëmija juaj, hormonet e shtatzënisë i relaksojnë nyjet e pelvisit dhe kockën e kryqit. Këto ndryshime mund të shkaktojnë dhimbje në shtyllën kurrizore. Për tu ulur zgjidhni karrige me mbështetëse të mirë. Kërkoni nga partneri t’ju bëjë masazh. Përdorni këpucë me takë të ulët, por jo të rrafshta dhe me mbështetëse të mirë të tabanit të këmbës. Nëse dhimbja nuk ju kalon, kontaktoni gjinekologun tuaj.

Probleme  me fjetjen. Barku i madh, hormonet, dhimbjet dhe urthi, janë arsye të mjaftueshme për shkatërrimin e gjumit.

Këshillojmë

Para se të lindë fëmija, trupi i nënës përgatitet për dhënien e qumështit. Lëkura në pjesën e sipërme të gjoksit bëhet më elastike, ndërsa thithat e gjirit dhe areola marrin ngjyrë më të errët.  Në pjesën e areolës zhvillohen gjëndra yndyrore të cilat prodhojnë substanca për mbrojtjen ndaj infeksioneve, në të njejtën kohë krijojnë butësi në këtë pjesë të gjirit. Për këtë arsye nuk është e nevojshme të përdorni lëndë dizinfektuese. Mjafton vetëm larja me ujë të pastër një herë në ditë, në mënyrë që të mos humbasë kjo shtresë mbrojtëse. Gjatë shtatzënisë, rritet volumi i gjoksit, për shkak të zhvillimit të gjendrës së indit e cila është përgjegjëse për krijimin e qumështit. Lexoni më tepër në lidhje me mënyrën se si krijohet qumështi.