fbpx

Vaksinat e vitit të parë të lindjes

Vaksinimi mbron fëmijët nga sëmundjet më të rrezikshme të fëmijërisë.  Vaksinimi forcon imunitetin e fëmijës.  Fëmijët të cilët i kryejnë të gjitha vaksinat në mënyrë të rregullt, janë rezistent ndaj sëmundjeve infektive të fëmijërisë. Vetëm me vaksinim të plotë dhe të rregullt mund të mundësohet mbrojtje e sigurt.

Vaksinimi është i detyrueshëm në Maqedoni

  • Vaksinimi është pa pagesë
  • Vaksinimi dhe rivaksinimi kryhet në bazë të kalendarit të vaksinimit
  • Vaksinat janë cilësore, të kontrolluara dhe të sigurta
  • Çdo fëmijë ka të drejtë të jetë i vaksinuar
  • Detyra e çdo prindi është që ti dërgojnë fëmijët e tyre rregullisht në vaksinim
  • Detyra e çdo punonjësi shëndetësor është që të kryej rregullisht vaksinimin tek fëmijët
  • Gjithashtu është detyrim që pas çdo vaksinimi fëmijën ta kontrollojë pediatri

Gjatë vitit të parë fëmija duhet të kryej vaksinat e mëposhtme:

  • BSZH vaksina kundër tuberkulozit. Kryhet menjëherë pas lindjes së fëmijës me anë të injektimit.
  • Vaksina e HEPATITIT B (kundër verdhëzës tip B) gjithashtu kryhet menjëherë pas lindjes dhe përsëritet në muajin e dytë dhe në muajin e gjashtë. Kryhet me anë të injektimit.
  • Vaksinën kundër sëmundjeve të shkaktuara nga INFLUENCA HEMOFILUS tip B (Hib) kryhet kur fëmija të ketë mbushur plot dy muaj deri në përfundim të muajit të 6, në tre doza me një distance kohore 1 deri në 3 muaj.
  • POLIO vaksina kundër poliomelitit. Dy pika me anë të një luge. Në mënyrë që të mbrohet fëmija duhet të vaksinohet tre herë me një distance prej 42 ditësh.
  • DTP vaksinë e kombinuar e cila e mbron fëmijën nga difteria, kolla e mirë dhe tetanozi. Kryhet me anë të injektimit. Në mënyrë që fëmija të jetë i mbrojtur duhet të vaksinohet tre here në një distance kohore pre 30 ditësh.
  • MRP vaksinë e kombinuar kundër lisë së vogël (viruela), shytave dhe rubeolës. Kryhet me injektim menjëherë pas vitit të parë. Nëse për ndonjë arsye fëmija nuk është vaksinuar gjatë vitit të parë, në marrëveshje me mjekun vaksinimi mund të kryhet më vonë. Nëse fëmija i ka kryer të gjitha vaksinat gjatë vitit të parë, është e nevojshme që pas një periudhe të caktuar të marrë dozën e rivaksinimit.

Me anë të rivaksinimit do të rifreskohet forca e mbrojtjes së fëmijës

Pritet që pas vaksinimit tek disa fëmijë të shfaqen reaksione të cilat kalojnë shumë shpejtë: dhimbje, skuqje, temperaturë, ënjtje, humbje oreksi, të qara, etj. Këto reagime janë të vogla në krahasim me efektet e sëmundjes e cila shfaqet tek fëmijët e pa vaksinuar.