fbpx

Java e 38.

Në javën e 38 foshnja është krejtësisht e përgatitur për jetën në botën e jashtme. Organet dhe sistemet janë të zhvilluara dhe funksionojnë. A e keni zgjedhur institucionin shëndetësor në të cilin do të prisni buzëqeshjen e parë të fëmijës tuaj. Akti i lindjes mbetet thellë në kujtesë, prandaj mundohuni që ti prisni me energji pozitive shenjat e para të cilat do ti merrni nga lindja.

 

Foshnja juaj ka madhësinë e një kungulli

Gjatësia mesatare e foshnjës është rreth 50 cm, ndërsa pesha mesatare rreth 3.000 gram.

Foshnja në javën e 38

Foshnja juaj është gati për lindje.

Zorrët janë të mbushura me mekonium ( jashtëqitja e parë).

Vëllimi i kokës dhe vëllimi i barkut janë afërsisht të barabartë.

Simptomat të cilat zakonisht janë të pranishme në këtë javë

Ënjtja e herë pas hershme e shputave të këmbëve dhe të pëllëmbëve të duarvejanë simptoma të zakonshme në shtatzëninë e mëvonshme. Zakonisht pas një pushimi ato zvogëlohen. Megjithatë duhet ta ndiqni situatën. Nëse pas pushimit të kryer nuk zvogëlohen apo zhduken, bisedoni me doktorin tuaj.

Në këtë periudhë, është e mund të shfaqen kontraktime të rreme të cilat duhet ti dalloni nga atë të lindjes. Lexoni më tepër për kontraktimet Braxton Hicks dhe mësoni se si ti dalloni ato nga kontraktimet e vërteta të lindjes.

Merrni frymë më lehtë. Fëmija përgatitet për aktin e lindjes dhe ka zbritur në pjesën e fundit të barkut, ka zbritur në pjesën e pelvisit. Mushkëritë dhe diafragma lirohen nga presioni që ushtronte më parë fëmija, prandaj do të ndjeni se marni frymë dhe e lëshoni atë më lehtë.

Urinim i shpeshtë. Zbritja e fetusit në pjesën e pelvisit, ushtron gjithnjë dhe më tepër në fshikëzën e urinës, prandaj dhe do të ndjeni nevojën që të urinoni më shpesh.

Këshillojmë

Në javët e fundit të shtatzënisë, është tepër e rëndësishme ti dëgjoni dhe ti ndiqni rekomandimet e gjinekologut. Në këtë periudhë është e rëndësishme ndjekja e foshnjës dhe kontraktimet në mitër. Për këtë arsye, me rkomandim të gjinekologut do të duhet të bëni kardiotografi (CTG).  Gjinekologu me anë të ultratingullit do të mund të kontrollojë sasinë e lëngut amniotik.

Ndiqni lëvizjet e fetusit. Në këtë periudhë ato bëhen gjithnjë dhe më të rralla, pasi fetusi zë pothuajse të gjithë hapësirën e mitrës, dhe nuk mund të bëjë lëvizje të lira siç bënte më parë.