fbpx

Tre muajt e parë të shtatzënisë janë një periudhë tepër e rëndësishme për zhvillimin e fetusit. Fillon dy javë pas konceptimit dhe zgjatë tre muaj. Përbën një periudhë të paqëndrueshme të shtatzënisë, për shkak të rrezikut të madh të abortit spontan. Prandaj shumë nga prindërit e ardhshëm presin që të kalojë kjo periudhë para se ta përhapin lajmin e mirë.

Dy javët e para të shtatzënisë

Ndoshta tingëllon çuditshëm, por në fakt ju nuk jeni shtatzënë dy javët e para të cilat janë të llogaritura në shtatzëninë tuaj. Po, e keni lexuar mirë! Pikërisht për këtë arsye gratë shtatzëna shpesh e ngatërrojnë javën e shtatzënisë në të cilën ndodhen, duke llogaritur nga koha kur duhet të kishin menstruacion, ndërkohë që nuk kanë patur, ose nga koha kur ato mendojnë se ka ndodhur marrëdhënia si rezultat i të cilës kanë mbetur shtatzënë.

Java e 2-4, periudha e fertilizimit dhe implementimit

Qeliza juaj vezore dhe spermatozoidi i partnerit tuaj trupëzohen duke formuar një qelizë të vetme – pika fillestare, nga e cila vijon një  numër i mahnitshëm ngjyrash. Ky proces është quajtur fertilizim.

Qeliza fillestare ka 46 kromozome, 23 nga  ju dhe 23 nga partneri juaj. Kjo qelizë e vetme mikroskopike ndahet përsëri dhe përsëri, dhe në javën e 40 të shtatzënisë, tashmë ajo është shdërruar në një person të ri i formuar nga më shumë se 2 trilion qeliza – foshnja juaj e bukur, mashkull apo femër.

Në javën e pestë fillon periudha embrionale

Në javën e pestë fillon periudha në të cilën truri, shtylla kurrizore, zemre dhe organet e tjera të embrionit fillojnë të formohen. Rrahjet e para të zemrës së embrionit fillojnë pikërisht në këtë javë. Rekomandohet që nënat e ardhshme të marrin acid folik që në fillim të shtatzënisë, do të ishte akoma më mirë që ta marrin atë edhe para shtatzënisë, atëherë kur janë duke u përgatitur për një shtatzëni të ardhshme. Ajo përmban  vitaminë B9 e cila nëse përdoret gjatë shtatzënisë ndihmon në zhvillimin dhe mbylljen e duhur të kanalit të shtyllës kurrizore të bebes tuaj, duke parandaluar kështu 50-70% të anomalive në tubin neural.

Shfaqen simptomat normale: të përziera, fryrje të barkut, të vjella, pështirosje gjatë mëngjeseve, etj.  për ti lehtësuar këto simptoma duhet të ushqeheni 5 ose më shumë herë në ditë por me sasi të vogla ushqimi. Duhet të pini shumë lëngje. Shmangni ëmbëlsirat, brumërat dhe pijet e gazuara. Zëvendësoini ato me supra, peshq, mish të zier mirë, perime të lara mirë, xhenxhefil, çaj dhe ujë.

Java e 5-10, periudhë embrionale dhe organogeneze

Në këtë periudhë embrioni ushqehet nga korioni, deri sa planceta të fillojë të kryej funksionin e vet. Organet vitale zhvillohen. Kjo është faza më e ndjeshme e zhvillimit të fetusit. Kjo nënkupton shmangien maksimale ndaj të gjithë faktorëve të dëmshëm, duke filluar nga ilaçet, alkooli, cigaret, kimikatet, vaksinat dhe deri tek infeksionet me mikroorganizma. Nga java e tetë duart dhe këmbët e embrionit tuaj tashmë paraqiten dhe bëhen gjithnjë dhe më të përcaktuara, fillojnë të formohen gishtërinjtë.  Sytë e embrionit tashmë janë të dukshëm. Zemra pulson 150 rrahje në minutë, dy herë më shpejtë se rrahjet e zemrës së një personi të rritur. Deri në fund të kësaj jave, embrioni juaj është i gjatë  11-14 mm dhe peshon rreth 1 gram.

Në javën e 10, embrioni zyrtarisht bëhet fetus

Në këtë periudhë reduktohen  të përzierat dhe pështirosja, por mund të shfaqen dhimbje koke  dhe urth në stomak. Rreziku për abort spontan është më i ulët dhe çdo ditë vazhdon të ulet më tepër.  Bebja gëlltit lëngje dhe lëviz. Organet vitale: veshkat, zorrët, truri dhe mëlçia fillojnë të funksionojnë,  edhe pse do të vazhdojnë të zhvillohen gjatë shtatzënisë.

Qepallat janë formuar dhe sytë janë të mbyllura dhe do të vazhdojnë kështu deri në javën e 26 të shtatzënisë. tani truri rritet shumë shpejtë. Në këtë javë fetusi ka një gjatësi prej 3,5 cm dhe peshon 4 gram.

Java e njëmbëdhjetë, rritje e shpejtë e fetusit

Nga kjo javë deri në javën e 20-të (gjysma e shtatzënisë), bebja juaj do ta rrisë peshën 30 herë, ndërsa gjatësinë 3 herë. Gjatësia rreth 5 cm, ndërsa pesha rreth 8 gram. Pas fertilizimit qeliza udhëton nëpër tubat fallopiane drejtë mitrës.Në të njetën kohë ajo ndahet me shpejtësi. Grupi i brendshëm i qelizave do të formojë një embrion, ndërsa në pjesën e jashtme do të formohen membrana të cilat shërbejnë për mbrojtjen dhe ushqimin e tij.  Katër deri në pesë ditë është periudha ku ky top qelizash do të arrijë në mitër, tashmë e quajtu blastocist.  Grupi i jashtëm i qelizava të blastocistit do të bashkohet me numrin e brendshëm të mitrës, tek disa gra është e mundur të shfaqet gjakderdhje e lehtë, e cila quhet gjakderdhje implantimi. Kjo nuk është një arsye për të cilën duhet të shqetësoheni, disa gra shpesh e interpretojnë si menstruacion.

Shfaqen simptomat e hershme të shtatzënisë (lodhje, gjinjë të ndjeshëm, të vjella, rritje të ndjeshmërisë së aromave, rritje temperature) dhe testi laboratorik i shtatzënisë është pozitiv.

Java e dymbëdhjetë, fundi i tremujorit të parë

Në këtë javë, tek bebja juaj zhvillohen thonjtë. Fytyra e bebes tuaj tashmë merr pamjen e një njeriu. Planceta fillon me funksionin e vet dhe nëpërmjet kërthizës e ushqen fetusin me lëndë ushqyese të cilat janë të nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e tij. Në këtë javë zhvillohen lëvizjet refleksive.  Nëse ushtroni presion mbi barkun tuaj, foshnja juaj do të zhvendoset. Bebja gjatë kësaj jave ka një gjatësi rreth 6 cm dhe peshon rreth 14 gram. Fundi i kësaj jave shënon fundin e tremujorit të parë.

Vëmendje! Gjatë periudhës së javës së 11 deri në javën e 14 është veçanërisht e rëndësishme që foshnja juaj të kontrollohet në mënyrë të detajuar me anë të ultratingullit. Ky kontroll ka për qëllim zbulimin e hershëm tek foshnjat të cilat kanë rritje të rrezikut të çrregullimeve kromozomale.

Gjatë këtij kontrolli jo vetëm që ndiqet anatomia bazë e bebes dhe masat e bebes, gjithashtu zbulohet edhe translucencia nukale – një sasi e vogël  lëngu nën lëkurë në pjesën mbrapa të qafës së foshnjës. Është treguar se rritja e translucencës nukale (mbi 2,5 mm) është e lidhur me rritjen e rrezikut të sindromit Down.  Kjo zakonisht zhduket në mënyrë natyrale pas Javës së 14 dhe nëse e humbisni këtë kontroll, humbisni informacionin mbi ekzistencën e mundshme të sëmundjes kromozomale, e cila për fat të keq është e pashërueshme, dhe është arsyeja për të cilën duhet të ndërpritet në kohë shtatzënia. Përveç translucencës nukale ndiqet edhe kocka nazale (e hundës), këndi i fytyrës së bebes, rrjedhja e gjakut përmes disa enëve të caktuara të fetusit. Ky kontroll duhet të kryhet nga gjinekolog i çertifikuar dhe me anë të një aparati të mirë me ultratingull.