fbpx

Preeklampsia

Preeklampsia është një gjendje e cila shfaqet veçanërisht në shtatzëni me presion të lartë të gjakut, me rritje të pranisë së proteinave në urine dhe me ënjtje. Shfaqet tek 3-8% e grave shtatzëna dhe kjo gjë ndodh zakonisht pas javës së 20 të shtatzënisë, mund të shfaqet edhe gjatë lindjes edhe disa ditë pas lindjes. Zakonisht shfaqet në një formë të lehtë e cila kërkon një ndjekje të rregullt si dhe kontrolle të rregullta të shtatzënisë. Në rast se ajo shfaqet në një formë të rëndë mund të shkaktoj edhe lindje të parakohëshme. Është e rëndësishme që një gjendje e tillë të trajtohet menjëherë, pasi në të kundërt, mund të shkaktojë komplikime serioze për shëndetin e nënës dhe të fetusit.

Rritja e presionit të gjakut është shenja apo alarmi i parë

Rritja e presionit të gjakut mund të shfaqet menjëherë ,madje edhe tek ato gra shtatzëna të cilat nuk kanë patur deri në atë moment asnjë simptomë.   Presioni i gjakut nuk duhet të jetë më i lartë se 14/90 mmHg. Prandaj matjet e rregullta të presionit të gjakut janë vërtet të rëndësishme. Përveç presionit të lartë që është shenja e parë e preeklmpsisë, shfaqet rritja e pranisë së proteinave në urine (proteinuria), ënjtje të nyjeve të duarve , këmbëve si dhe në fytyrë. Më parë, preeclampsia diagnostikohej vetëm nëse gruaja shtatzënë ka presion të lartë të gjakut dhe prani të proteinave në urine. Në ditët e sotme, dihet se gruaja shtatzënë mund të ketë preeklampsi edhe nëse nuk ka rritje të nivelit të proteinave në urinë.

Simptomat shoqëruese janë dhe dhe dhimbjet e shpeshta të kokës, të përziera dhe të vjella, dëmtim i funksionit të mëlçisë, shikim i paqartë, ulje të prodhimit të urinës.

Një pjesë e mire e simptomave të preeklampsisë janë në fakt simptoma të cilat shfaqen edhe në një shtatzëni normale dhe të shëndetshme (dhimbje koke, ënjtje, të përziera, etj.), jo gjithmonë do të thotë se bëhet fjalë për një gjendje të tillë. Megjithatë nëse vëreni ndonjë nga këto simptoma në një formë më të theksuar, informoni gjinekologun tuaj dhe konsultohuni me të.

Cilët janë faktorët e rrezikshëm

Nuk janë provuar shkencërisht shkaqet të cilat çojnë në preeklampsi. Rreziku i shfaqjes është i lidhur me moshën, më shumë gjasa për shfaqjen e kësaj gjendje janë grate e moshës 40 vjeçare. Faktorë të tjerë të rrezikshëm janë: mbipesha, historia familjare (nëse dikush në familje ka patur preeklampsi), shtatzënia e parë, shtatzënia me më shumë fryte 9binjakë, treshe …). Preeclampsia mund të shfaqet edhe tek grate të cilat kanë një pjesë të simptomave  para se të mbeten shtatzënë(dhimbje të shpeshta koke, presion të lartë të gjakut, probleme me veshkat, lupus, etj.).

A mund të parandalohet?

Për fat të keq nuk ekziston asnjë mënyrë për parandalimin e preeklampsisë, por gjithësesi rekomandohet kryerja e kontrolleve të rregullta  të presionit të gjakut, kontrollit të peshës dhe kryerja e analizave të gjakut me qëllim që të zbulohet në kohë, si dhe për të parandaluar çfarëdo lloj komplikimi të shkaktuar nga kjo gjendje.

Trajtimi

Në trajtimin e preeklampsisë është e rëndësishme që gjinekologu të vlerësojë gjendjen e nënës dhe të fetusit. Lindja është mënyra e vetme për të tërhequr simptomat tek nëna dhe për të parandaluar preeklampsinë (humbjen e vetëdijes, në rastet më të rënda edhe vdekjen e nënës dhe të bebes).

Nëse keni zbuluar se keni preeklampsi, atëherë duhet të kryeni kontrolle të rregullta të shtatzënisë. Në rastet më të rënda të preeklampsisë, gruaja shtatzënëështë më mire që të qëndrojë në spital deri në momentin e lindjes me qëllim për të patur një kontroll apo mbikqyrje profesionale dhe reagim të shpejtë  në rast të komplikimeve. Në varësi të gjendjes lëshohen nga doktori kortikosteroide  me anë të të cilave arrihet më shpejtë zhvillimi i mushkërive të foshnjës në rast se ndodhë lindje e parakohëshme. Tek format më të lehta të preeklampsisë, pas lindjes, presioni i gjakut normalizohet vetëm pas disa ditësh. Format më të rënda kërkojnë më tepër kohë për stabilizimin e gjendjes, ndërkohë që disa gra, në varësi të gjendjes, qëndrojnë në spital në mënyrë që të ndiqet gjendja e tyre shëndetësore.