fbpx

Gjërat ndryshojnë shpejtë. Tashmë e keni përfunduar tremujorin e parë, që do të thotë se ormonet do të qetësohen në një përqindje të caktuar dhe do të filloni të ndjeni ndryshime përsa i përket gjendjes së humorit tuaj. Zakonisht, vjen dhe qetësimi i disa simptomave të cilat në fillim ishin tepër të mundimshme. Por, në vend të tyre është e mundur shfaqja e dhimbjes së kokës dhe ndjesia e dembelizmit, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit.  Ndryshimi më i madh është se foshnja juaj pothuajse e ka përfunduar zhvillimin e të gjitha organeve dhe sistemeve të rëndësishme. Në këtë periudhë lindin dhe pyetjet e para të rëndësishme për të gjitha nënat e ardhshme – a është gjithçka në rregull me foshnjën time, a zhvillohet gjithçka normalisht, a ka ndonjë çrregullim gjenetik? Për të gjitha këto pyetje, përgjigje do të gjeni tek gjinekologu juaj.

Foshnja juaj ka madhësinë e një kumbulle

Gjatësia mesatare është rreth 53 mm, ndërsa pesha mesatare është rreth 13 gram. Tani që organet dhe sistemet kryesore janë të formuara, foshnja ka për detyrë vetëm të rritet.

Foshnja në javën e 12

Organet dhe sistemet kryesore janë plotësisht të formuara.

Hyn në fazën e rritjes dhe zhvillimit, fazë në të cilën organet dhe indet zhvillohen me shpejtësi.

Placenta fillon të kryej funksionin e saj, dhe nëpërmjet kordonit të kërthizës e ushqen fetusin me lëndë ushqyese të cilat janë të nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e tij.

Në këtë javë zhvillohen thonjtë

Zhvillohen reflekset, gjatë prekjes me eko sondën, fetusi kryen lëvizje.

I lëviz gishtat e dorës

Truri zhvillohet me shpejtësi.

Simptomat të cilat zakonisht janë të pranishme në këtë javë

Hormonet fillojnë të stabilizohen, kjo do të thotë se do të keni më pak shqetësime dhe lodhje.

Rritja e rrjedhjes vaginale e cila ju mbron nga infeksionet. Nëse vëreni se rrjedhja është gjithnjë dhe më e shpeshtë, ka ndryshim të ngjyrës dhe aromë karakteristike, duhet të informoni gjinekologun tuaj. Infeksionet urinare gjatë shtatzënisë mund të kalojnë pa i vënë re, dhe mund të shkaktojnë dëme si për fetusin ashtu edhe për nënën. Për të patur një fetus të shëndetshëm dhe për ta ruajtur shëndetin e nënës gjatë periudhës së shtatzënisë, është i nevojshëm diagnostikimi dhe trajtimi i hershëm i tyre.

Dhimbje koke dhe dembelizëm.

Këshillojmë

Me qëllim për të patur një ndjekje të detajuar të morfologjisë së zemrës së fetusit, rekomandohet kontroll – ekografia fetale (ekoja e zemrës së bebes). Tek shtatzënat me rrezik të lartë, ky kontroll duhet të kryhet ndërmjet javës së 12 dhe 16  gestatike.  Si një skrining rutinë i detyrueshëm për të gjitha gratë shtatzëna është më e përshtatshme të kryhet ndërmjet javës se 19 dhe 24 gestatike.

Praktikoni pilates gjatë shtatzënisë.

Informohuni rreth shenjave të dehidratimit, apo akoma më mirë – konsumoni tepër lëngje.