fbpx

Vetëdija: I ndjen njerëzit dhe vendet e panjohura.

Të folurit: Belbëzon me veten ose me të tjerët. E ngre zërin në formë pyetje.

Memorja: Arrin ta dallojë nënën në mes të njerëzve të tjerë.

Këshillë: Inkurajojeni duke iu drejtuar ballë për ballë. Përsëritini tingujt që lëshon foshnja në mënyrë që të tregojë më tepër interes.

Lëvizje fine: Fillon të kapë gjëra apo artikuj. Luan me lodrat dhe i fut në gojë.

Lëvizje të ashpra: Mëson që ta kalojë peshën nga njëra anë në anën tjetër  dhe të përkulet duke e përthyrë gjysmën e trupit. Forcohet pjesa e sipërme e trupit dhe e duarve: nëse  e mbani mund të qëndrojë ulur për një moment të shkurtër dhe mundohet ta balamncojë peshën e trupit.

Ushqimi: Mund të fillojë të hajë dhe të pijë pure dhe lëngje frutash, vetëm me rekomandimin e pediatrit.

Shqisat: Shikon me ngjyra, përshtatet në distanca të ndryshme dhe arrin ta dallojë thellësinë e hapësirës.

Gjendja shëndetësore: Për shkak të rënies kalimtare të imunitetit (humbje të antitrupave të nënës) mund të marrë të ftohtë. Nëse simptomat zgjasin për një kohë më të gjatë, duhet ta dërgoni foshnjën tek mjeku.