fbpx

Acidi folikështë vitaminë e grupit B, e cila ndihmon në parandalimin e defekteve në tubin nervor të fëmijës si dhe anomalive të rënda të trurit dhe shtyllës kurrizore. Mungesa e acidit folik kontribuon në peshën e ulët të lindjes së fëmijës si dhe në lindje të parakohëshme. Forma sintetike gjendet tek shtesat e grave shtatzëna të njohura si acidi folik. Burime të mira të acidit folik: drithërat, spinaqi, fasulja, bizelja, kikirikët, portokalli. Është e nevojshme që të merrni shtesë 400 mikrogram acid folik çdo ditë 3 muaj para ngjizjes dhe deri në 3 muajt e parë të shtatzënisë. Nëse gratë shtatzëna e marrin sasinë e rekomanduar të acidit folik, parandalojnë 50-70% të dëmtimit të tubit nervor tek embrioni.