fbpx

Kardiotokografia është një monitorim paralel elektronik i zemrës së fëmijës dhe kontraktimeve të mitrës. Kryhet gjatë periudhës së shtatzënisë si dhe në periudhën e lindjes. Me rekomandimin e gjinekologut, zakonisht CTG kryhet në tremujorin e tretë. Me anë të aplikimit të CTG, jepet informacion për gjendjen e fëmijës në barkun e nënës, nëse fëmija merr mjaftueshëm oksigjen nëpërmjet placentës. Gjithashtu, regjistrimi i CTG, tregon se si kontraktimet e mitrës ndikojnë në normën e zemrës së foshnjës.

Si kryhet?

Kardiotokografia është një metodë e thjeshtë pa dhimbje. Vendosen dy sonda mbi barkun e gruas shtatzënë të cilat lidhen me anë të një rripi elastik rreth barkut. Njëra nga sondat regjistron normën e zemrës së fëmijës, ndërsa tjetra matë intensitetin kohëzgjatjen e kontraktimeve. Me qëllim për të patur një sinjal më të mirë, barku lyhet me anë të një xheli. Kohëzgjatja e testit të CTG, varet nga situata aktuale, por zakonisht, koha e mjaftueshme për të kryer regjistrimin e fëmijës është 20 minuta.

Norma e zemrës dhe kontraktimet e mitrës, janë të regjistruara në formë grafike skematike në letër, dhe mund të ruhen edhe në kompjuter për të patur një ndjekje të mëtejshme të gjendjes. Rrahjet e zemrës tek fëmija zakonisht variojnë 110-160 për minutë. Zemra e fëmijës punon shumë më shpejtë se zemra juaj, dhe kjo gjë është mëse normale.

Nëse gjatë kryerjes së CTG, nuk regjistrohen rrahjet e zemrës paralelisht me kontraktimet e mitrës, metoda duhet të përsëritet edhe një herë, dhe gruaja shtatëzënë duhet të ngrihet, të lëvizë dhe të pijë më shumë lëngje.

Regjistrimi mundëson vlerësimin e gjendjes së fëmijës në mitër

Sipas informacionit të marrë nga kardiotokografia, gjinekologu juaj bën vlerësimin e gjendjes së fëmijës tuaj në mitër. Nëse regjistrohen kontraktimet e lindjes, ndërkohë që afati juaj i lindjes nuk është i afërt, atëherë ka shumë mundësi që këto të jenë shenjat e lindjes së parakohëshme, dhe gjinekologu do t’ju lëshojë kortigosteroide për zhvillimin e shpejtë të mushkërive dhe për përgatitjen e ardhjes sa më të shpetë të fëmijës në botën e jashtme. Nëse çdo gjë është në rregull, atëherë gjinekologu do t’ju tregojë se kur do të kryeni CTG e ardhshme. Nëse ekziston ndonjë lloj arsye e cila tregon se fëmija nuk merr mjaftueshëm oksigjen në plancetë, atëherë ju duhet të filloni të përgatiteni për aktin e lindjes.